-
Shpërthim tritoli në qendër të Delvinës, merr flakë 'Mercedezi' i biznesmenit (FOTO)
Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Delvinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe mësohet se objekt i sulmit ka qenë një automjet Mercedes GL në pronësi të një biznesmeni në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, i cili ndodhej i parkuar.
3 Maj 2020, 07:38 -
Nëna e pronarit të dyqanit ku shpërtheu eksplozivi: Fëmijët qanin! Nuk kemi konflikte, jemi të pastër
Nëna e Arben Malotajt ka treguar se në momentin e ngjarjes kanë qenë në ditëlindjen e djalit, ndërsa shprehet se nuk kanë asnjë konflikt."Kur kanë ndodhur këto shpërthime nuk kemi qenë këtu. Kemi qenë për ditëlindje të djalit. Nuk kemi pasur asnjë konflikt. Jemi të past&am
15 Shkurt 2020, 11:17 -
Fqinja tregon momentin e shpërthimit: U trembëm, ne na kanë grabitur disa herë! Pronari nuk kishte konflikte, ka punuar me mund
Fqinja e Arben Malotajt, Leze Gjoni ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme. Ajo ka treguar se grabitjet në këtë zonë kanë qenë të shpeshta, duke treguar se i kishin ndodhur edhe asaj dhe të motrës."Shpërthim i fortë nga ora 10 e 20. Thamë a t'i b&eu
15 Shkurt 2020, 10:07 -
Po festonin ditëlindjen e kryefamiljarit, i vendosin eksploziv gjatë natës në derën e dyqanit në Lezhë ! Pronari: Nuk kemi konflikte (VIDEO)
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme në derën e një dyqani në fshatin Gocaj të Lezhës. Sasia e eksplozivit ishte vendosur para dyqanit në pronësi të Arben Malotajt. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
15 Shkurt 2020, 08:59 -
I vendosën tritol në banesë, flet Prel Milani: Dyshoj se shpërthimi u bë për shkak të detyrës
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol në banesën e policit në Shkodër. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se Prel Milani nuk ka qenë në shtëpi gjatë momentit kur ka ndodhur shp&a
5 Janar 2020, 11:24 -
Tronditet Shkodra/ Dy shpërthime brenda natës! Tritol në banesën e kryepolicit të Thethit dhe në fshatin Grudë e Re (VIDEO)
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është regjistruar në banesën e shefit të Stacionit Policor të Thethit , Prel Milani rreth orës 21:45 në lagjen “Guerrile”. Po kështu një tjetër shpërthim ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit në fshatin Grudë e Re. Fatmirësisht nga të dy shpërthimet me tritol nuk ka patur persona të lënduar.
5 Janar 2020, 01:15 -
Tritoli ndaj prokurorit/ PD: Ndëshkimi i autorëve duhet të jetë i shpejtë dhe shembullor
Partia Demokratike ka mbështetur prokurorin Albert Kuliçin, të cilit iu vu tritol në makinën mëngjesin e kësaj shtune. Në reagimin e tyre, PD thekson se ndëshkimi i autorëve duhet të jetë shembullor dhe
21 Dhjetor 2019, 20:11 -
Tritoli ndaj prokurorit/ Shoqata e Gjyqtarëve: Të gjendet autori, jo siç ka ndodhur me shumë ngjarje të tjera
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e ka cilësuar si një atentat mafioz sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi. Ata theksojnë se kjo ngjarje duhet të zbardhet dhe të mos mbetet pa autor, siç kanë mbetur shumë
21 Dhjetor 2019, 17:34 -
Tritoli ndaj prokurorit/ Anëtari i KLP: E gjithë policia është në këmbë, shumë shpejt do kemi rezultate
Nga Vlora, anëtari KLP-s Tartar Bazaj njëherazi kreu komisionit të mbrojtjes së prokurorëve tha se ky sulm është një ngjarje shumë e rëndë, por bëri me dije e gjithë policia është n&
21 Dhjetor 2019, 17:39 -
Tritoli ndaj prokurorit/ KLP merr në mbrojtje Kuliçin dhe familjen e tij: Akt terrorist ndaj drejtësisë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka cilësuar si një atentat terrorist sulmin ndaj prokurorit të Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi. Në reagimin zyrtar, KLP njofton se pasi është informuar mbi ngjarjen, ka
21 Dhjetor 2019, 15:40 -
Kreu i Gjykatës së Vlorës, reagon për sulmin ndaj prokurorit Kuliçi: Veprim burracak, ata që kanë vjedhur pronat nuk do t'i gëzojnë
Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ka dënuar aktin dhe e ka cilësuar një gjest frikacak prej burracakësh sulmin me tritol ndaj makinës së prokurorit, Kuliçi sot në Vlorë. Ai ka shtuar se prokurori Kuliçi është një nga më të mirët e Prokurorisë së Vlorës. Haluci ka b&a
21 Dhjetor 2019, 12:49 -
Kamerat e sigurisë filmojnë autorin që vendosi tritolin, 'fiksimi' i hetimit për prokurorin Kuliçi, falsifikimet e pronave dhe krimi financiar
Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi, i shtohet listës së njerëzve të Drejtësisë, që sulmohen në Vlorë nga eksponentë të krimit të organizuar. Mëngjesin e të shtunës, rreth orës 02:50, makina e tij “Golf 5”, është shkatërruar totalisht nga një shpërthim i fuqish&
21 Dhjetor 2019, 09:27 -
Kush është Albert Kuliçi, 'dosjet e nxehta' nga hetimi për Gjikën tek rikthimi në burg i biznesmenit për tjetërsimin e 100 ha tokë në Zvërnec
Makina që mëngjesin e sotëm shpërtheu me tritol në lagjen '28 Nëntori' në Vlorë i përket, Albert Kuliçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë
21 Dhjetor 2019, 08:35 -
Vlorë/ I vihet tritol gjatë natës makinës së prokurorit të dosjeve 'të nxehta'! Albert Kuliçi dhe familja e tij merren në mbrojtje (VIDEO)
Lënda plasëse makinës së Prokurorit, Albert Kuliçi i është vënë gjatë natës, ndërsa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 2:50 të mëngjesit. Makina ka pësuar dëme të konsiderueshme ndërsa në momentin e shpërthimit ka qenë e parkuar para derës së banesës së prokurorit.
21 Dhjetor 2019, 07:29 -
Tritoli në banesën e një gjirokastriti, ja çfarë ka shkaktuar shpërthimi (VIDEO)
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e Fadil Tolës në fshatin Shtëpëz të Gjiokastrës. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë, dyshohet se shpërthimi ishte një paralajmërim për djemtë e familjes.
21 Nëntor 2019, 10:27 -
Një vit më parë i vranë të birin në derë të shtëpisë/ Tritol te stalla e bagëtive të dibranit, plagoset djali tjetër
Një sasi tritoli është vendosur mëngjesin e ditës së stome në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës, në pronësi të Gazmit Kosiqit. Nga shpërthimi i eksplozivit është plagosur djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit thethues.
8 Nëntor 2019, 14:31 -
Me kapuç dhe tritol në dorë, VIDEO EKSKLUZIVE e autorit që i vuri lëndë shpërthyese në shtëpi ish-policit
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të sulmit me tritol në banesën së Tonin Kolthit më 8 gusht të këtij viti në Spiten të Lezhës. Nga pamjet duket qartë autori i cili me maskë hedh lëndën plasëse në derën e shtëpisë së ish-policit. Nga sulmi nuk bati të lënduar por vetëm dëme materiale.
10 Tetor 2019, 13:24 -
Tronditet Fushë-Kruja, një sasi eksplozivi i vihet derës hyrëse të një mobilerie (VIDEO)
Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e vona të natës në një mobileri në Fushë-Krujë. Sasia e eksplozivit i është vënë derës hyrëse të mobilerisë dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
18 Prill 2019, 01:10 -
Eksploziv lokalit në Vlorë, po hetohen konfliktet e djalit të pronarit (VIDEO)
Pronari i lokalit Servet Zyberi është marrë në pyetje duke deklaruar se nuk ka pasur konflikt me asnjë person, ndërsa sipas burimeve nga policia po hetohen sherret dhe përplasjet që mund të ketë pasur i biri.
11 Prill 2019, 07:14 -
Konfliktet e të birit mund të fshihen pas tritolit në makinën e zyrtarit të Bashkisë Fushë-Krujë
Kjo konfirmohet për Report TV nga burime nga policia, të cilat theksojnë se i biri i Vesel Xakës, pronarit të automjetit tip “Golf 6”, dhe konfliktet e tij të mëparshme në këtë qytet, të jenë shkak për shpërthimin e eksplozivit.
8 Prill 2019, 10:54 -
Shpërthim me tritol në Durrës
Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së Q.H., 54 vjeç. Blutë e qytetut bregdetar sqarojnë se ka shpërthyer një sasi e vogël lendë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
20 Mars 2019, 14:56 -
Lidhja e çuditshme mes tritolit në shtyllat e tensionit dhe PD-së në opozitë
Ditën e sotme, në afërsi të Laçit, një shtylle tensioni 400 KW iu vendos tritoli, duke sjellë dëmtimin e pjesshëm të saj. Vetëm dy ditë përpara protestës së 16 marsit, në afërsi të Lezhës disa linjave u tentua t’i vihej flaka, ndërsa në fillim të janarit, 30 kilogram tritol shënjestruan një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë Krujë. E përbashkëta që kanë këto atentate është që në çdo rast synohen ato shtylla që mbajnë në këmbë rrjetin nga i cili furnizohet me energji gjysma e Shqipërisë.
18 Mars 2019, 20:50 -
Shpërthimin në Fushë- Krujë, PD: Rama mund t'i zbulojë urdhëruesit...Spiropali: Po ju pse hidheni përpjetë?!
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas akuzave të ministres Elisa Spiropali dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për shpërthimin me tritol në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë- Krujë ndërkohë ka deklaruar se kryeministri Rama mund të zbulojë urdhëruesit derisa ka nën kontroll shërbimin sekret, prokurorinë dhe policinë.
18 Mars 2019, 17:07 -
Tritol linjës 400 KW në Fushë- Krujë, zv.ministri: Sulm terrorist...uroj mos të ketë lidhje politika
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në linjën e transmetimit të energjisë elektrike 400 KË pranë fshatit Krastë të Thumanës. Spiropali: Hidhuni përpjetë sa të doni, vendin se ktheni dot mbrapa. Balla: Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha. Zv.ministri i Brendshëm: Sulm terrorist, uroj mos të ketë lidhje politika
18 Mars 2019, 15:15 -
Tiranë, eksploziv me telekomandë pallatit të gjyqtarëve, zbulohet shënjestra (FOTO+VIDEO)
Mbrëmjen e sotme një shpërthim i telekomanduar me eksploziv ka tronditur zonën e 'Vasil Shantos'. Tritoli ishte vendosur në pallatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në derën e banesës së Vasillaq Stavrit. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
28 Shkurt 2019, 21:29