-
Vendimet skandaloze të Gjin Gjonit dhe gruas së Fullanit, si liruan kryetrafikantin turk që sot kërkohet si terrorist
Pas arrestimit të kryetrafikantit turk, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestit me burg ndaj Abdulselam Turguti. Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Gjin Gjoni vendosi që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”. Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, por kjo e fundit në vitin 2012, gjykoi se masa "arrest shtëpie" për turkun dhënë në 2011 nga Gjykata e Apelit kishte qenë i ligjshëm.
23 Tetor 2019, 12:59 -
'Jemi gazetarë' Si u parandalua sulmi terrorist në 2018 ditën e Nevruzit në Tiranë, Rama dëboi ambasadorin iranian
Dy iranianët e dyshuar që do të kryenin sulmin u kapën në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit në 22 mars të vitit 2018. Në momentin që u ndaluan nga policia ata thanë se janë gazetarë.
23 Tetor 2019, 12:55 -
Bosi turk i drogës drejtonte celulën terroriste të regjimit iranian që do të bënte sulme në Shqipëri (VIDEO)
18 muaj pas parandalimit të një sulmi gjatë kremtimit të festës së sulltan Nevruzit në Tiranë (mars 2018), auroritetet shqiptare kanë zbuluar celulen terroriste. Operativët iranian të forcave QUDS drejtoheshin për sulmet në Ballkan nga një kriminel turk, trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut, ose një tjetër trafikant droge i lidhur me të, të cilët nga viti 2018, kanë dërguar në Shqipëri operativë të forcave revolucionare iraniane, për sulme kundër muxhahedinëve refugjatë në Shqipëri, MEK. Në krye të gjithë strukturës, iraniani me pseudonimin Peyman.
23 Tetor 2019, 12:05