-
Atentati ndaj prokurorit/ PD: Redjan Rraja ka mbledhur vota për Ramën, prandaj ishte i paprekshëm
Ish-deputeti i PD-së ka folur edhe për arrestimin e Redjan Rrajës, të afërmin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është arrestuar nga policia si autor në ngjarje, ku theksoi se ai është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.
6 Nëntor 2019, 14:00 -
'Kam studio ligjore', Arjan Ndoja zyrtarisht në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme
Këshilli i Lartë i prokurorisë i kërkon kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që ju bë atetnat 5 ditë më parë, për të faktuarnëse ai e ka një studio ligjore siç deklaroi dje në media. Nëse do të vërtetohej, kjo qëndron në shkelje me ligjin. Por edhe nëse zyra do të ishte e bashkëshortes së prokurorit, mund të ketë konflikt interesi. Në brendësi të lajmit, kërkesa e plotë e KLP për Prokurorinë e Përgjithshme.
6 Nëntor 2019, 13:23 -
Prokurori Arjan Ndoja aktualisht në hetim për dhunimin e avokatit në Durrës (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ishte ajo e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës në korrik të 2018-ës, një ditë fill pas një përplasje që ai pati në një seancë gjyqësore ku i akuzoi disa persona pjesë të grupit që drejtohet nga prokurori Arjan Ndoja. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, tha sonte në
5 Nëntor 2019, 21:49 -
Gruaja e prokurorit Ndoja mbrojti dhe fitoi gjyqin e të moshuarit për tokën tek Gjiri i Lalzit (VIDEO)
Zyra e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Arjan Ndoja ka përfaqësuar në gjyq për çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit, 75-vjeçarit Pal Seçuni, pas të cilit dyshohet të fshihej Landi Muharemi. Bëhet fjalë për 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, për të cil&a
5 Nëntor 2019, 21:21 -
I forti i Sukthit në makinë me Ndojën! Gruaja avokate e prokurorit fitoi gjyqin për tokën në Lalz, më pas iu shit 'Rrumit'
Zbulohet përfshirja e prokurorit Arjan Ndoja në gjyqin e bujshëm që i kaloi në pronësi të të moshuarit pas të cilit fshihej Landi Muharremi, tokën ku do investonte biznesmeni libanez në Gjirin e Lalzit, i dhunuar dhe i detyruar të braktisë investimin dhe Shqipërinë. 75-vjeçari Pal Seçuni mbrohej në gjyq nga studio e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Ndoja, të cilit 4 ditë më parë ju bë atentat teksa ndodhej në makinë me Muharremin, i forti i Sukthit me nofkën Rrumi. Prokurori në hetim për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në Durrës në korrik 2018.
5 Nëntor 2019, 21:15 -
Atentati/ Ndoja flet për dosjet e gjetura në makinë: S'janë dokumentet e vjedhura në Prokurori, por nga studioja ime ligjore
Prokurori Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat katër ditë më parë, ka mohuar që në makinën e tij të ketë pasur dosjet që janë vjedhur nga prokuroria e Durrësit, në maj të vitit 2018.
5 Nëntor 2019, 21:11 -
Dosja e Gjirit të Lalzit / Rrëfimi i Joana Qeleshit: Pse dhe si ia dhashë 45 mijë m2 katrorë tokë Pal Seçunit
Detaje dhe prapaskena. Argumenti i ish-kryegjyqtares së Durrësit (të dorëhequr para vettingut), që ‘ndezi’ sherrin për pronat në Gjirin e Lalzit: Prona shtetërore nuk ishte pasuri publike dhe nuk kishte lidhje me sipërfaqen që qeveria i kishte dhënë “Omnix” të libanezit Fadi Mitri, ku i fundit u dhunua dhe u detyrua të heqë dorë nga investimi e të largohet nga Shqipëria.
5 Nëntor 2019, 18:34 -
Atentati në Shkozet/Misteri i tre dosjeve të gjetura në makinën e prokurorit Arjan Ndoja
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime të sigurta për Report Tv bëjnë me dije në makinën e prokurorit, me të cilin po udhëtonte momentin që iu bë atentat janë gjetur tre dosje. Por cila ishte përmbajtja e tyre dhe a mund të ndihmojnë
5 Nëntor 2019, 15:25 -
Atentati/ Gazetari i Shqiptarja.com zbardh detaje të reja: Rraja u tradhtua nga gjurma e gishtit, në makinë u gjet edhe një pistoletë
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Redjan Rraja u arrestua pasi u tradhtua nga shenjat e gishtave që u gjetën në makinën e autorëve që u gjet pas atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.
5 Nëntor 2019, 13:58 -
Prokuroria ngre akuzën: Prokurori shënjestër e atentatit! Provat që fundosën kushëririn e deputetit Rraja si autor të dyshuar
Me akuzat e ngritura nga prokuroria për Krime të Rënda faktohet gjithashtu se objektiv ka qenë prokurori Arjan Ndoja: Procedim i nisur për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Arm
5 Nëntor 2019, 12:08 -
Atentati ndaj prokurorit/ U zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, arrestohet kushëriri i deputetit të PS!
Prokuroria ngre akuzat për autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbetën të plagosur bashkë me të edhe shoferi dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi, “vrasja e funksionarëve publikë”, duke faktuar se shënjestër e atentatorëve ishte pikërisht prokurori. Me provat e sekuestruara në makinën e padjegur që braktisën autorët, policia gjen në një nga gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës, me banim në Nikël të Fushë-Krujës, duke e cilësuar si një nga autorët e dyshuar që ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj makinës së prokurorit në mbikalimin e Shkozetit. Redjan Rraja, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja. Ngjarjet e tjera të bujshme ku është përfshirë: "Xhisiela Maloku" dhe atentati ndaj Elton Çiços.
5 Nëntor 2019, 10:23 -
Po vëllai i “Rrumit” pse është drejtor i Postës së Durrësit?
Në rast se nuk është e përshtatshme nga pikëpamja etike marrëdhënia miqësore e “Rrumit” me prokurorin Arjan Ndoja, nuk është i tillë as edhe emërimi i vëllait të “Rrumit” në krye të një institucioni publik. Si është emeruar atje? Për merita personale dhe profesionale, apo nën ndikimin e të vëllait?
4 Nëntor 2019, 17:50 -
Dy personazhet e atentatit/ 'Rrumi' i përmendur nga Basha dhe dritëhijet e prokurorit Ndoja
Edhe ish-deputeti Ervin Salianji, tha se Landi Muharremi, që ka disa emra, edhe Pëllumb Muharremi dhe së fundi Aleksandër Laho, ka kërcënuar në vitin elektorale 2015, komisionerë të Partisë Demokratike.
2 Nëntor 2019, 18:41 -
Atentati ndaj Ndojës/ LSI: Ministria e Brendshme me Lleshjan si institut statistikash që numëron viktimat
Siguria publike në mëshirë të fatit! Kështu e nis reagimin e tij lidhur me atentatin e një dite më parë ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
2 Nëntor 2019, 17:46 -
Skuadër e mirorganizuar me 5 persona të paguar për atentatin ndaj prokurorit dhe të 'fortit të Sukthit'
Një skemë tipike mafioze që është parë edhe në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, apo Edison Harizaj etj. Autorët kanë krijuar një bazë logjistike, me armët, më tej me burimet njerëzore për të organizuar atentatin në bashkëpunim, dhe pas kësaj - u shpreh gazetari i Shqiptarja.com - kanë bërë ndjekjen e lëvizjeve të prokurorit.
2 Nëntor 2019, 16:25 -
Targa, disku i makinës...çfarë ka mbetur në vendin e ngjarjes një ditë pas atentatit ndaj prokurorit (FOTO)
Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe të "fortit" të Sukthit Landi Muharremit. Ajo çfarë ka mbetur pas është nga ajo ngjarje që tronditi opinionin publik është vetëm targa "AA 333 ZD" e mjetit me të cilin lëvizte prokurori, disku dhe maskarinoja. Ma
2 Nëntor 2019, 16:15 -
I vjedhur dhe me targa të mbivendosura! Report Tv siguron foton e mjetit të autorëve të atentatit të prokurorit
Report Tv ka siguruar makinën e autorëve të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe të "fortit" të Skuthit, Landi Muharremi. Autorët kanë përdorur mjetin Mercedez- Benz gri, për të kryer a
2 Nëntor 2019, 16:00 -
'Pështyma', shenjat e gishtave dhe maskat/ 'Arma' e policisë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja
Provat e gjetura në makinën e dyshuar e përdorur nga autorët e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, si armët e zjarrit, maskat apo faktorë të tjerë biologjikë, si përshtyma apo shenjat
2 Nëntor 2019, 15:14 -
Kryegjyqtarja e dorëhequr e Durrësit 'molla e sherrit' mes të fortit të Sukthit, qeverisë dhe biznesmenit të dhunuar për tokën tek Gjiri i Lalzit - HISTORIKU
Në mars 2016, Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi i njohu pronësinë 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, një 75-vjeçari, Pal Seçuni, tokë që qeveria e njihte si pronë shtetërore dhe Bashkia e Durrësit i dha leje për të ndërtuar restort një biznesmeni libanez. Pas të moshuarit dyshohet të fshihet Landi Muharremi, që ju bë atentat me prokurorin Arjan Ndoja dje në mbikalimin e Shkozetit. Ai kishte lokal në këtë tokë, dhe synonte të ndërtonte edhe vila e hotele, ku pas lejes nga bashkia, Muharremi dyshohet të ketë dhunuar libanezin, duke e detyruar të largohet nga Shqipëria dhe të tërhiqet nga investimi. Dosje e dhunimin të biznesmenit u pezullua në mënyrë të dyshimtë.
2 Nëntor 2019, 13:54 -
Atentati ndaj Ndojës zgjati më pak se 60 sekonda, autorët e ndoqën prokurorin që nga orët e paradites
Në më pak se 60 sekonda ka zgjatur atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe të fortit të Sukthit Ladi Muharremi. Sipas hetuesve dy atentatorët kanë ditur se Ndoja dhe Muharremi udhëto
2 Nëntor 2019, 12:56 -
U plagos një ditë më parë/ Prokurori Arjan Ndoja del nga reanimacioni, takohet me familjarët
Prokurori Arjan Ndoja i cili u plagos me dy plumba pas një atentati të ndodhur ditën e djeshme ka dalë nga reanimacioni dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ai është takuar me familjarët ndërkohë vijon të ruhet nga forca të shumta policie.
2 Nëntor 2019, 11:23 -
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ FNSH dhe RENEA 'blindojnë' Durrësin, sekuestrohen kamerat e sigurisë
Grupi hetimor ka marrë pamjet e një sërë kamerash sigurie të cilat po analizohen për të mundësuar shfaqjen e mjetit me të cilin autorët mund të kenë ndjekur veprimet e prokurorit Ndoja i cili bënte &a
2 Nëntor 2019, 10:55 -
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Autorët lëviznin me dy makina, manovrat e shoferit i shpëtuan jetën
Atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja kanë qenë me dy automjete, një prej të cilëve i ka prerë rrugën. Sipas burimeve kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndoj&
2 Nëntor 2019, 10:27 -
Ndoja shënjestra e atentatit të djeshëm, prokurori lëvizte gjithmonë me një makinë në emër të një personi tjetër (EMRI)
Prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte në momentin e atentatit me një makinë tip 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Ndoja.
2 Nëntor 2019, 10:06 -
Makina e autorëve që i bënë atentat prokurorit Ndoja, 'provë kyçe' për zbardhjen e ngjarjes
Mjeti tip 'Benz' i gjetur në Ishëm dhe i dyshuar i përdorur nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pritet që ditën e sotme t'i nënshtrohet një ekspertimi për të zbuluar nëse në të ka shenj
2 Nëntor 2019, 09:46 -
Atentati ndaj prokurorit, merren në pyetje Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj
Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj është marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Shkozet, ku mbetën të plagosur prokurori Ardjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku, si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si &l
2 Nëntor 2019, 09:12 -
Atentati ndaj prokurorit në më pak se 60 sekonda në parakalim, gjurmët që mund të zbulojnë autorët dhe PISTAT
Para atentatit Ndoja ka qenë duke drekuar me bashkë me shoferin Andi Maloku dhe të 'fortin' e Sukthit, Landi Muharremin në një restorant në zonën e plazhit dhe më pas janë larguar nëpërmjet unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë. Vetë Ndoja ka treguar se nuk ka mundur të shohë ndonjë prej personave që i qëlloi.
2 Nëntor 2019, 08:36 -
Pasdite iu bë atentat, prokurori merret në pyetje në spital nga Anton Martini
Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini ka marrë në pyetje rreth orës 21:30 kolegun e tij, Arjan Ndoja, që iu bë atentat pasditen e sotme. Ende nuk dihet se cfarë ka deklaruar, por gjendja e tij është e stabilizuar dhe jasht&eum
1 Nëntor 2019, 22:36 -
Dëshmitarë dhe persona me precedent/ Mbi 20 të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit
Burime për Report Tv nga policia e Durrësit pohojnë se janë shoqëruar mbi 20 persona që mund të japin informacion të dobishëm në lidhje me hetimet për atentatin ndaj prokurorit në Durrës. Të shoqëruarit janë
1 Nëntor 2019, 22:31 -
Nëna e shoferit: Ma plagosën djalin për një rrogë 30 mijë lekë...Andi Maloku rrezikon të mbetet i paralizuar
Nena e Andi Malokut ne ambientet e spitalit te Traumes ne TiraneNëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoj që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, shkoi në spitalin e Traumë
1 Nëntor 2019, 20:31 -
Atentati/ Policia blindon 'Traumën' dhe spitalin e Durrësit ku ndodhet prokurori (VIDEO)
Spitali i Durrësit dhe i Traumës në Tiranë janë blinduar nga forca të shumta policie pas atentatit në Shkozet. Në Durrës ndodhen Arjan Ndoja i shtruar në spital dhe Landi Muharremi nga Sukthi, ndërkohë që në spitalin e Traumës në Tiranë ndodhet shoferi i prokurorit, pasi ka marrë dy plumba në gjoks. Report Tv
1 Nëntor 2019, 19:21 -
Ekskluzive/ Shoferi i prokurorit i plagosur në atentat, ish-punonjës policie në Krujë
Andi Maloku, 30-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, rezulton të jetë ish-pononjës policie në Komisariatin e Krujës.Maloku ka shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit është emëruar drejtues
1 Nëntor 2019, 18:45