-
Kryegjyqtarja e dorëhequr e Durrësit 'molla e sherrit' mes të fortit të Sukthit, qeverisë dhe biznesmenit të dhunuar për tokën tek Gjiri i Lalzit - HISTORIKU
Në mars 2016, Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi i njohu pronësinë 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, një 75-vjeçari, Pal Seçuni, tokë që qeveria e njihte si pronë shtetërore dhe Bashkia e Durrësit i dha leje për të ndërtuar restort një biznesmeni libanez. Pas të moshuarit dyshohet të fshihet Landi Muharremi, që ju bë atentat me prokurorin Arjan Ndoja dje në mbikalimin e Shkozetit. Ai kishte lokal në këtë tokë, dhe synonte të ndërtonte edhe vila e hotele, ku pas lejes nga bashkia, Muharremi dyshohet të ketë dhunuar libanezin, duke e detyruar të largohet nga Shqipëria dhe të tërhiqet nga investimi. Dosje e dhunimin të biznesmenit u pezullua në mënyrë të dyshimtë.
2 Nëntor 2019, 13:54