-
Miratohet shembja e dy pallateve në Lezhë, Ndreu: Kemi 2 mln euro donacione
Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar shembjen e 2 pallateve të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se janë siguruar 2 milion euro donacione të cilat do të përdoren për rindërtimin e këtyre pallateve dhe të 9 banesave në lagjen "Sheher".
6 Shkurt 2020, 20:11 -
Shëngjin- Hiqen nga lista e trajtimit ushqimor dhe duhet të lënë hotelet/Banorët: Ku të shkojmë vetëm të dalim para makinave
Banorët e Kurbinit të cilët janë të strehuar prej 2 muajsh në hotelet e Shëngjinit pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi banesat janë hequr nga lista e trajtimit ushqimor si dhe duhet të lirojnë hotelet ku janë strehuar pasi bashkia e Kurbinit e ka mbyllur kontratën me këto subjekte.
5 Shkurt 2020, 19:51 -
Tërmeti/ Kreu i bashkisë së Shijakut për Report Tv: Nga 10600 banesa të dëmtuara, 1400 duhet të rindërtohen nga fillimi
Prej 3 ditësh në bashkinë e Shijakut ka nisur procesi i aplikimit për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Janë 10600 banesa të dëmtuara prej të cilave 1400 do t'i nënshtrohen rindërtimit nga e para ndërkohë që deri tani janë kryer 380 aplikime.
3 Shkurt 2020, 11:57 -
Mori kredi pas 21 shtatorit, tërmeti i dytë ia shkatërron shtëpinë, historia e trishtë e familjes nga Manza (VIDEO)
5 anëtarët e familjes Gjyli jetojnë në një çadër pasi tërmeti i dëmtoi banesën. Kryefamiljari tregon që shtëpia e tij fillimisht u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit dhe iu desh të merrte një kredi për ta rregulluar, por lëkundjet e forta të 26 nëntorit rezultuan fatale për banesën duke e bërë të pabanueshme.
1 Shkurt 2020, 18:37 -
Programi i rindërtimit/ Miratohet sistemimi i pikëzimit të banesave në Lezhë, Pacaj: Prioritet familjet në nevojë (VIDEO)
Miratohet sistemi i pikëzimit për programin e rindërtimit në Bashkinë e Lezhës për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nënkrytari i bashkisë Ermal Pacaj tha se fokusi kryesor në rindërtimin e banesave do të jetë për familjet në nevojë.
1 Shkurt 2020, 17:27 -
Durrës/ Banorët e një pallati në protestë: Të bëhet vlerësim i thelluar, duam ta dimë do shembet apo rikonstruktohet (VIDEO)
Banorët e një pallati 8 katësh në lagjen numër 5 të Durrësit kanë dalë në një protestë gjatë ditës së sotme pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar të dëmeve të pallatit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata shprehen se duan të dinë nëse ky pallat do të shembet apo do të riparohet. Ndërkohë ka reagua edhe bashkia e Durrësit e cila pohon se pallati është regjistruar si i pabanueshëm.
1 Shkurt 2020, 17:25 -
Tërmeti 'mbyll' përfundimisht konviktin në Lezhë, 51 nxënës pa mësim
Tërmeti i 28 janarit i dha 'goditjen përfundimtare' konviktit të shkollës profesionale 'Kolin Gjoka' në Lezhë duke lënë pa strehim 51 nxënës, ndërkohë që bashkia premton se brenda javës do të gjendet një vendstrehimi për to.
30 Janar 2020, 19:29 -
'Hyn shiu brenda!' Me dy vajza të sëmura, prej 2 muajsh familja nga Fushë-Kruja në çadër verore
Familja Cacurri nga fshati Zhejë jeton në një çadër verore prej 2 muajsh pasi tërmeti i ka dëmtuar shtëpinë. Qëndrimi bëhet dhe më i vështirë për dy vajzat e familjes, të cilat kanë probleme me shëndetin mendor.
30 Janar 2020, 19:08 -
Basha në Shkozet dhe Sukth: Korrupsion! 2 muaj pas tërmetit, banorët pa bonusin e qirasë
Sipas banorëve pallati i tyre është i dëmtuar i gjitha por sipas tyre bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda. Për kryetari e opozitës, kjo është një situatë pasigurie tek njerëzit 2 muaj pas tërmetit dhe është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.
30 Janar 2020, 11:57 -
Në Thumanën dhe Bubqin e 'lënduar', banorët pa bonus dhe jashtë hoteleve...nuk i kursejnë as 'skifterët'
Banorët e Thumanës, të cilët fati i shpëtoi gjallë nga tërmeti i 26 nëntorit shprehen për mikrofonin e Report Tv se sot pas dy muajsh janë nxjerrë nga hotelet dhe ndodhen në qiell të hapur. Mes çadrave dhe bonusit të qirasë që ende nuk e kanë marrë, 100 banorë kërkojnë zgjidhje nga shteti, qoftë edhe të jetojnë provizorisht në kontejner.
29 Janar 2020, 20:26 -
Banorja nga Thumana: Jemi akoma në çadra...Mos të ngrihet shteti me pa njerëzit?! (VIDEO)
Një tjetër banore në zonën e Thumanës kërkon që shteti të kthejë sytë nga banorët e prekur nga tërmeti, pasi sipas saj po qëndrojnë ende në çadra verore, ndërkohë që nuk kanë mundur të gjejnë shtëpi me qira. "Shteti duhet të v
29 Janar 2020, 14:48 -
'Kam dalë nga varri, më kanë rënë 50 tulla në kurriz', banorët kërcënojnë se do të vetëflijohen: Na kanë thënë të dalim nga hoteli! (VIDEO)
31 janari është afati i fundit që të lirojnë hotelet në Shëngjin ku qëndrojnë të strehuar që pas tërmeti të 26 nëntorit. Ky është pretendimi i banorëve të Kurbinit sipas të cilëve vendimin ju kanë komunikuar përfaqësuesit e Bashkisë një natë m&
29 Janar 2020, 13:42 -
Banorja e Thumanës: Na kanë vjedhur të gjitha mobiliet pas tërmetit! Deri në fund të muajit duhet të dalim nga hoteli (VIDEO)
Një banore e Thumanës e shpërngulur në Shëngjin pas tërmetit të 26 nëntorit ka rrëfyer për Report Tv se përgjatë kësaj kohe i kanë marrë nga shtëpia të gjitha moboliet. Ajo thotë se i kanë dhënë afat deri në fund të muajit për të qëndruar n&eu
29 Janar 2020, 13:22 -
Banorja e Thumanës: Sot na nxorrën nga hoteli, nuk kisha lekë për makinën...Nëna nuk ka më takat (VIDEO)
Sejdie Ruka është një banore e zonës së Thumanës prej muajit nëntor kur ra tërmeti, ka gjetur strehim në hotel "Rafaelo" në zonën e Shëngjinit. Por sot, një ditë pas tërmetit me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, asaj dhe banorëve të strehuar në hotel, i ësht&a
29 Janar 2020, 13:19 -
2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët nxirren nga hotelet....por ende nuk u është siguruar banesë me qira
Në disa prej hoteleve ku janë strehuar këta banorë, janë shpërndarë njoftime për t'u larguar nga ambientet e hoteleve, edhe pse sipas një urdhri të mëparshëm, banorët e prekur nga tërmeti duhet të qëndronin në hotele pa afat, deri në sigurimin e një banese me qira përmes bonusit të siguruar nga bashkitë
29 Janar 2020, 13:13 -
Lezha gati faturën financiare të tërmetit më 2 shkurt, të pastrehët pa afat në hotele derisa t'u gjendet shtëpi
Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, ka deklaruar se faza e vlerësimit përfundimtar për dëmet nga tërmeti është drejt fundit dhe deri në datën 2 shkurt do të jetë gati dhe fatura financiare e dëmeve.
27 Janar 2020, 16:50 -
2 muaj pas tërmetit,e moshuara jeton ende në çadër: Ndërtova vetë një barake, nuk e kam marrë ende bonusin e qirasë
Kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ka ende banorë që jetojnë mes të ftohtit në çadër. Një ndër to është dhe nënë Rabija nga fshati Mazhe e Madhe i njësisë administrative Bubq prej 2 muajsh jeton në një çadër, bashkë me të edhe dy djemtë e saj. Për të përballuar të ftohtin, ajo thotë se e ka ndërtuar vetë një barake me llamarina.
27 Janar 2020, 16:48 -
Rama: Tre shtyllat si do bëhet financimi i dëmeve nga tërmeti, mos prisni nga donatorët të derdhen miliarda (VIDEO)
Raporti final për demet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të dalë në datën 4 shkurt, 13 ditë para zhvillimit të konferencës së donatorëve. Kreu i qeverisë, Edi Rama në konferencën për shtyp, ka tre shtyllat kryesore ku do të bazohet financimi i dëmeve, për të cilat ka theksuar se një pesh&
26 Janar 2020, 12:08 -
Rama: Grup pune që s'do i njoh askush për monitorimin e zyrtarëve të Bashkisë, ftesë zyrtare opozitës për bashkëpunim (VIDEO)
Një grup pune, që nuk do e njoh askush do të jetë për të monitoruar zyrtarët që të merren me procesin e aplikimit online për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti. Një lajm të tillë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të platform
26 Janar 2020, 12:02 -
Rama: Të prekurit nga tërmeti me shtëpi të re në pronë të shtetit...NUK e humbasin tokën e tyre! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qytetarët që do të zhvendosen në lagjet e reja pas tërmeti, nuk do të humbin pronën e tyre ku kanë jetuar përgjatë gjithë këtyre viteve. Që do të thotë ato do të kenë një shtëpi të re e cila do të jetë e ndërtuar në një tok&
26 Janar 2020, 11:38 -
Aplikim online për rindërtimin/ Ahmetaj: Nis më 29 janar, afat 30 ditë (VIDEO)
Ministri Ahmetaj ka dhënë detaje sa i përket procedurës së aplikimit për të gjithë ata banorë që u janë dëmtuar banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka sqaruar se aplikimi do të nis të mërkurën, më datën 29 janar dhe do të zgjasë 30 ditë. Mes të tjerave, Ah
26 Janar 2020, 11:21 -
Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj jep shifra: 10150 banorë me qira, 1500 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të platformës online për rindërtim ka dhënë shifra zyrtare sa i përket e banorëve që janë akomoduar me qira, inspektimi i godinave apo lejet e nd&eum
26 Janar 2020, 12:19 -
Aplikimi online për rindërtimin nis në 29 janar, Ahmetaj: Afat 30 ditë! Rama: Shtëpi të re të prekurit, por NUK do humbasin tokën e vjetër (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë prezantuar sot platformën online që do shërbejë për të aplikuar banorët e prekur nga tërmeti. Ata u sqaruan TË GJITHA hapat që duhet të ndjekin qytetarët. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se raporti final për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të dalë në datën 4 shkurt, 13 ditë para zhvillimit të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet në Bruksel, për të cilat ka theksuar se shpresat nuk do të varen vetëm nga ajo se çfarë do të dhurojnë ndërkombëtarët.
26 Janar 2020, 11:10 -
Tërmeti/ 3 kopshte e 13 shkolla të dëmtuara në zonën e Krujës, bashkia: Rindërtimi mund të nisë në muajt maj-qershor
Kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk ka një vendim se si do të veprohet me 13 shkollat e dëmtuara në zonën e Krujës, nëse do shemben e do ndërtohen të reja apo do të riparohen. Nga tërmeti u dëmtuan 3 kopshte, 10 shkolla 9 vjeçare, dy shkolla të bashkuara dhe një gjimnaz, nga ku dy prej tyre u shembën totalisht, si shkolla në Bubq dhe e Thumanës.
24 Janar 2020, 18:22 -
Ekspertët italianë që hetuan tërmetin shkatërrues në L'Aquila, asistencë teknike hetuesve në Durrës
5 ekspertë italianë kanë mbërritur në Shqipëri dhe po asistojnë Prokurorinë e Durrësit për të hetuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku humbën jetën disa persona dhe mbetën të plagosur e të pastrehë mijëra persona të tjerë.
20 Janar 2020, 12:47 -
Rindërtimi pas tërmetit, ja dokumentet që kërkohen! Miratohen rregullat për planet e detyruara
Qeveria ka miratuar rregullat dhe procedura e përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e planit të detyruar vendor, si dhe procedurat e miratimit të lejeve të zhvillimit dhe lejeve të ndërtimit, në zonat ku është shpallur gjendja e fatkeqësive natyrore, për objektet e reja.
17 Janar 2020, 08:24 -
Ka mbetur gërmadhë! Kryefamiljari në çadër: Të shembet shtëpia e dëmtuar nga tërmeti, rrezikon fëmijët (VIDEO)
Kryefamiljari që tashmë jeton në çadër kërkon që t'i shembet banesa e kthyer në gërmadhë nga tërmeti i 26 nëntorit pasi ndihen të rrezikuar teksa kalojnë aty pranë çdo ditë si dhe ai shton që ka fëmijë që vijnë luajnë dhe rrezikohen që t'i zërë shtëpia.
16 Janar 2020, 13:33 -
Mashtrimi i dytë i pronarëve të ‘Fly Ernest’/ Inxhinieri: Qeveria të përgjigjet! Zv/ ministri: S'e di kush u paraqit për licencën
Inxhinieri Arben Meçe u shpreh se qeveria duhet të përgjigjet për këtë që ka ndodhur, pasi është ajo që e jep licencën, por zv/ ministri i Transporteve Ilir Bejtja tha se nuk e di se kush është paraqitur për të marrë licencën nga kompania ajrore
15 Janar 2020, 23:47 -
Riparimi i pallateve, zv/ ministri: Ku ka falimentuar ndërtuesi do të kontraktohen firma të tjera
Zv/ ministri Ilir Bejtja theksoi se në rastet kur ndërtuesi ka falimentuar dhe nuk ka forcë ekonomike për të riparuar dëmet që ka pësuar pallati që ka ndërtuar do të kontraktohen kompani të tjera private për
15 Janar 2020, 23:15 -
Nesër duhet të dalë fatura e dëmeve të tërmetit, zv/ ministri: Ende s'ka mbaruar vlerësimi
Në 11 dhjetor të vitit të kaluar, ministri Bledi Çuçi deklaroi se në 16 Janar do të dalë fatura e parë e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Por zv/ ministri Ilir Bejtja, anëta
15 Janar 2020, 22:34