-
Ashpërsohet ligji për ndërtimet pas tërmeteve të 2019! Rritet vlera e gjobave, projektet e reja do të kenë mbikëqyrës të licencuar
Pas tërmetit që sheshoi pallatet e banesat, institucionet shtetërore kanë gjetur edhe pikën e kthesës për cilësinë e ndërtimeve në vend. Është drejtuesi teknik përgjegjësi i punimeve i cili menjëherë duhet të lajmërojë IKMT për devijimin e punimeve nga leja e ndërtimit. Masat, me rritje të gjobave dhe përgjegjësit e procesit janë draftuar në një projektligj të ri.
8 Shtator 2020, 16:41 -
PD në Kombinat, sjell denoncimin e qytetarit: Ne presim nga shteti, por kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë
Partia Demokratike me zëdhënësen Ina Zhupa janë zhvendosur në Kombinat në një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetari Nikë Prendi i tha Zhupës se edhe pse shtëpia e tij është shpallur e pabanueshme ai është lënë në harresë nga shteti, sipas së cilit Bashkia nuk i dha asnjë çadër, por i është dashur që të ndërtonte bareken ku jetojnë sot vetë me dërrasa që i kanë falur komshinjtë.
8 Shtator 2020, 09:55 -
PD në Lezhë, sjell denoncimet e qytetarëve të prekur nga tërmeti: Edhe hasëm ta kesh duhet ta ndihmosh (VIDEO)
Qyteti i Lezhës është ndalesa e radhës së Partisë Demokratike, në familjet të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ish-nënkryetarja e Bashkisë, Alfrida Marku ka vizituar dy familje të cilat kanë mbetur në qiell të hapur nga ajo tragjedi. Ata i thanë Markut se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për shtëpinë.
7 Shtator 2020, 09:41 -
Hoxha në shkollën e dëmtuar nga tërmeti në Kamëz: Jemi në këto kushte falë qeverisjes së 'Rilindjes'
Kreu i degës së PD-së Kamëz, Flamur Hoxha, ndodhet ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare “Hillari Klinton”, e cila u prish nga tërmeti i 26 nëntorit, por sipas tij deri më 9 mars është zhvilluar mësim normalisht dhe pa probleme.
6 Shtator 2020, 14:54 -
U bë baba për herë të tretë në çadër, qytetari i ankohet PD-së: Më dëmshpërblyen po nuk mjafton (VIDEO)
Kjo fundjavë e gjeti Partinë Demokratike pranë qytetarëve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Kurbin, Belind Këlliçi takoi Eduard Hysën, i cili ka vendosur të lërë çadrën dhe të kthehet në shtëpinë e pariparuar.
6 Shtator 2020, 11:11 -
LISTA/ Kompesohen 1500 familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, jepen 21 bonuse të reja qeraje
1500 familje të dëmtuara lehtë nga tërmeti i 26 nëntorit nga 4561 në total përfituan 100% kompensim nga granti i rikonstruksionit. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, informoi gjithashtu se ka miratuar bonusin e qirasë për 21 familje të tjera që presin të futen në shtëpitë e reja pas tërmetit të 26 N&
5 Shtator 2020, 13:10 -
Këshilli Bashkiak miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera, Veliaj: Do i gjejë Viti i Ri me shtëpi të reja
850 banesa individuale të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 250 kontrata të reja për familjet që mbetën pa strehë nga kjo fatkeqësi natyrore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siguroi të gjitha këto familje se Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e reja.
5 Shtator 2020, 11:07 -
PD në Thumanë sjell denoncimin e qytetarëve: Dua shtëpi jo vilë! Ndihmat për tërmetin selektive
Ndalesa e radhës e Partisë Demokratike, për denoncimet e përditshme, është Thumana, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ish- deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka shkuar në banesën e dy familjeve, të cilët shprehen se nuk kanë marrë ndihma pas tragjedisë që "iu ra mbi kokë", teksa pretendojnë se ndihmat janë shpërndarë në mënyrë selektive.
5 Shtator 2020, 10:13 -
Shkollat e Durrësit mësim me 3 dhe 4 turne/ Sako për Report Tv: 32 shkolla të shembura nga tërmeti, 10 në proces rindërtimi
Viti i ri shkollor do te jetë i vështirë për nxënësit e Durrësit, pasi 32 shkolla u shkatërruan nga tërmeti dhe 12 mijë nxënës do të duhet të sistemohen në shkolla pritëse dhe mësimi do të zhvillohet me 3 dhe 4 turne. Kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako në një intervistë për Report Tv ka treguar detaje se çfarë do të ndodh me arsimin këtë vit.
4 Shtator 2020, 22:42 -
Banorët e prekur nga tërmeti me borxhe, PD denoncon: Kërkojnë 100 mijë lekë për të rritur vlerën e dëmit
Sipas denoncimit PD-së, përveç faktit që s’kanë ende asnjë shenjë zgjidhje për rindërtimin e shtëpive apo riparimet e dëmeve, zyrtarët lokalë po u kërkojnë dhe para për të bërë vlerësimet e dëmeve.
3 Shtator 2020, 16:14 -
'Na sorollasin, lekët i marrin ata me vila', denoncon nëna me fëmijët që jeton prej 9 muajsh në çadër, PD publikon videon
Një qytetare nga Thumana e cila ka mbetur pa shtëpi dhe jeton në çadër prej 9 muajsh që nga tërmeti i 26 nëntorit thotë se shteti e ka lënë në harresë totale e nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme.
1 Shtator 2020, 10:33 -
Rama publikon fotot si do duket kopshti në Vorë: Do rilindë në 26 nëntor për 200 fëmijë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet për kopshtin “Muçaj” në Vorë. Kreu i qeverisë premton se 200 fëmijë do të futen në ambientet e reja të këtij kopshti me standarde europiane, në 26 nëntor.
29 Gusht 2020, 21:20 -
Ahmetaj publikon videon nga lagjja e re e Rindërtimit në Laç: Për tre muaj fillojnë të ngrihen pallatet e rinj
Lagjja e re në Laç do të nisë të marrë pas 3 muajsh ku do të ngrihen dhe pallatet e rinj. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka publikuar një video nga lagjja e re ku kompania turke po përgatit terrenin për të filluar me ndërtimet.
28 Gusht 2020, 20:50 -
PD: Godinat e dëmtuara nga tërmeti janë thjesht projekt 3D! Po mbaron gushti dhe akoma s'kanë filluar
Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rrushaj ka akuzuar qeverinë se ka gënjyer për procesin e rindërtimit të ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas, Rrushajt, kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj, godinat sot janë thjesht projekte 3D.
22 Gusht 2020, 20:17 -
143 shkolla të reja brenda 2021, Rama: Godina me standarde europiane, jo të sojsojshme
143 shkolla të reja do të jenë gati brenda vitit 2021. Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama, shkolla këto që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por që këtë vit do të ndryshojnë pamje.
18 Gusht 2020, 20:29 -
Hidhen themelet e banesave të dy familjeve në Kodër Kashar të prekura nga tërmeti, Ahmetaj: 3400 shtëpi në proces ndërtimi
Ahmetaj dhe Gjylameti vizituan anëtarët e dy familjeve, atë të Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku ka filluar rindërtimi i banesave. Ahmetaj tha se për rreth 4 javë shtëpia do të mbarojë dhe ata do të futen.
13 Gusht 2020, 13:42 -
Bashkia e Durrësit nxjerr blof për herë të dytë Bashën: Vendimi është marrë me 29 korrik, sot u miratua në Këshill
Bashkia e Durrësit ka reaguar për herë të dytë për akuzat e Partisë Demokratike, e cila tha se u vu në lëvizje vetëm pas takimit të Lulzim Bashës me banorët në Manzë.Kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se vendimi i bashkisë për bonusin dhe rindërtimin e familjes Barr
10 Gusht 2020, 22:30 -
'Asnjë ndihmë për strehim'! Dokumentet që nxjerrin mashtrimin e Bashës me familjen e prekur nga tërmeti! Veç bonusit të qerasë, shteti do rindërtojë shtëpinë
Video e publikuar nga Basha është një bllof i madh mediatik, së pari sepse vetë qytetari me të cilin Basha po komunikon, Kadri Barruku, pohon se nga qeveria shqiptare ka përfituar bonus qeraje, me të cilin paguan qeranë e një shtëpie në Durrës ku aktualisht jetojnë fëmijët e tij.
10 Gusht 2020, 18:10 -
Basha në familjet e dëmtuara nga tërmeti në Manzë, banori: Je me vonesë, duhet të kishe ardhur më herët (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në në fshatin Kameras të Manzës. Anëtari i familjes Parruku, të cilët jetojnë në çadër prej 10 muajsh, i është drejtuar Bashës që duhet të dilte më herët që ta shikonte popullin, pasi ishte me shumë vonesë.
10 Gusht 2020, 12:52 -
Rindërtimi në Fushë-Krujë, Rama: Puna ka ecur shpejt, 45% e infrastrukturës është kryer
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë, e vendosur në 10 hektarë tokë ku do të ndërtohen banesat individuale dhe kolektive të familjeve të cilat u dëmtuan nga tërmeti.
28 Korrik 2020, 20:47 -
'Pa Gjurmë' rindërton shtëpinë rrënuar nga tërmeti falë donacionit të emigrantit shqiptar, momenti kur nëna e jetimëve përulet live
Falë një emigranti shqiptar në Spanjë, i quajtur Martin u mundësua ndërtimi nga e para e banesës, në Kërrabë të Tiranës, aty ku jeton nëna bashkë me tre djemtë.
27 Korrik 2020, 19:14 -
Publikohet lista e qytetarëve në Durrës, që përfitojnë nga granti i rindërtimit pas tërmetit
Këshilli bashkiak i Durrësit pasi zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme online miratoi listën e qytetarëve që do të përfitojnë nga granti i rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.
24 Korrik 2020, 18:54 -
Nga Kombinati në Dajt e Kërrabë, ekspertët marrin vendimin për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit (FOTO)
Nga 9 pallate të analizuara sot nga inxhinierë dhe ekspertë të ndërtimit në dëgjesën e tretë publike të organizuar sot nga Bashkia, 5 prej tyre do të demolohen dhe 4 të tjera do të përforcohen.
23 Korrik 2020, 21:03 -
Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit ende pezull
Kompanitë e sigurimit ende nuk kanë dëmshpërblyer të gjithë bizneset dhe individët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas Drejtorit të Autoritetit Mbikqyrës të Financave, Ervin Mete, janë dëmshpërblyer 60% e kërkesave të bëra. Ai shpjegoi edhe problematikat e hasura, duke shtuar se për të dy tërmetet dëmshpërblimet arrijnë 4.12 miliardë lekë.
14 Korrik 2020, 21:38 -
Dëmet nga tërmeti në Durrës/ Merret vendimi! Do shemben 6 pallate në Sukth dhe një shtëpi private! Miratohet lista e përfituesve në Manëz
Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës ditën e sotme, ku ka marrë vendime të rëndësishme sa i përket banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy janë vendimet që janë marrë ditën e sotme.
14 Korrik 2020, 15:26 -
Dëmet e tërmetit/ Qeveria jep 4.8 mld lekë për rikonstruksionin e ndërtesave në 5 bashki
Qeveria ka akorduar 4.8 mld lekë nga Fondi i Rindërtimit për të financuar rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që u dëmtuan lehtë apo rëndë, por që nuk do të rindërtohen nga e para.
8 Korrik 2020, 20:04 -
Ahmetaj: Javën e ardhshme nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)
Javën e ardhshme do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Vora ku ishte për inspektimin e punimeve për ndërtimin e një shkolle.
8 Korrik 2020, 12:45