-
Dëbimi i mësuesit turk të dyshuar si gylenist/ Në të njëjtën ditë u kap dhe shoku i tij me pasaportë kanadeze, kishte kërkuar azil politik
Bashkë me mësuesin turk, Harun Çelik të deportuar në Turqi pas përfundimit të dënimit për falsifikimi pasaporte, është arrestuar në Rinas edhe shoku i tij Selami Simsek ndërkohë që po përpiqeshin të kalonin kufirin me pasaportë kanadeze të falsifikuar.
7 Janar 2020, 10:26 -
Ekstradimi i gylenistit/ Politikania gjermane: Turku u rrëmbye, duhet hetim i pavarur
Politikania gjermane, Rebecca Harms në një postim në rrjetet sociale kërkon një hetim serioz mbi procedurat që ka ndjekur Shqipëria për ekstradimin e një qytetari ndaj të cilit ka akuza politike nga Turqia
5 Janar 2020, 16:11 -
Plani i fshehtë për deportimin e gylenistit, si dështoi Turqia në 2017 me ekstradimin e mësuesit të gjeografisë (VIDEO)
Deportimi i Harun Çelik nga burgu i Tiranës në Turqi i mbyll gojën Drejtuesve të Burgjeve dhe Prokurorisë. Zbardhet dosja në Durrës, ku një mësues gjeografie në Turqi u arrestua dy herë dhe u lirua, duke sjellë dështimin e ekstradimit të këtij Gylenisti në Turqi. I vetmi që pranon të flasë është avokati i Harun Çelik, Alban Bengasi: Nuk më kanë njoftuar aspak për këtë operacion
4 Janar 2020, 14:56 -
'Mbroni demokracinë', Genc Pollo thirrje Metës, Avokatit të Popullit dhe Prokurorisë: Rama luajti 'Pons Pilatin' me dëbimin e mësuesit turk
Ish-deputeti demokrat dhe ish-ministri demokrat, Genc Pollo i cili me anë të një reagimi të dytë, kritikon ashpër shtetin shqiptar për vendim e dëbimit të Harun Celik në Turqi.
3 Janar 2020, 19:55 -
Turqi/ Gjykata vendos paraburgim për Harun Çelik, të deportuar nga Shqipëria
Gjykata vendosi masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”. Turqia e akuzon Harun Çelik si anëtar organizatës 'FETO' të udhëhequr nga Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016.
3 Janar 2020, 19:13 -
Mësuesi i dëbuar në Turqi, një mesazh i Ramës për ''gylenistët'' VIP në Tiranë?
Harun Celik është “gylenisti” i parë që Tirana i dorëzon Ankarasë, por mund të mos jetë i fundit. Sipas disa burimeve diplomatike, është një mesazh që kryeministri Edi Rama po iu nis disa “gylenistëve” VIP, të cilët deri tani kanë patur një mbrojtje dhe një imunitet të plotë në Shqipëri.
3 Janar 2020, 18:51 -
Fëmijët e Harun Çelik kërkuan ndihmë për babanë e tyre me anë të një video: Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi!
Ndërkohë media turke 'Turkey 7/24' shkruan se 42 vjeçari akuzohet nga Turqia si pjesë e organizatës 'FETO' pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.
3 Janar 2020, 17:20 -
Ekstradimi i mësuesit turk, Hajdari: Shkelje të të drejtave të njeriut dhe Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin
Ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e grupit së opozitës parlamentare Rudina Hajdari shkruan se ekstradimi i shtetasit turk pa një vendim gjyqsor, dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën e tij, përbën shkelje të të drejtave të njeriut, dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.
3 Janar 2020, 17:03 -
Turqi/ Vazhdojnë procedurat për Harun Çelik të dëbuar nga Shqipëria, në ditët në vijim do të transferohet në gjykatë
Siç mësohet, pas dorëzimit në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit, i dyshuari po i nënshtrohet procedurave dhe në ditët në vijim do të transferohet në gjykatë.
3 Janar 2020, 16:26 -
Dëbimi i Harun Çelik/ Zbardhet vendimi i gjykatës, mediat turke: Mësuesi 'Gulenist' u kap në Tiranë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk (VIDEO)
Sipas Agjencisë Shtetërore të lajmeve turke, Anadolu Agency ku kanë postuar edhe një video të ndalimit të mësuesit turk, thuhet se operacioni për ndalimin dhe më pas deportimin e Harun Çelik në Turqi është bërë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT). Ndërkohë Gjykata e Tiranë e ka dënuar Harun Çelik me 8 muaj e 20 ditë burgim dhe vendimi është dhënë më datën 19 dhjetor 2019, vetëm pak ditë para lirimit të tij nga qelia.
2 Janar 2020, 18:52 -
Ekstradimi i mësuesit turk, avokati: U kërkoi zyrtarëve azil politik por iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve
Një avokat i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha "Zërit të Amerikës" se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.
2 Janar 2020, 16:23 -
Dalin pamjet e ekstradimit të turkut që dyshohet gylenist, eurodeputetja rumune kundër Shqipërisë
Mediat turke kanë publikuar pamjet e momentit kur mësuesi turk Harun Çelik ekstradohet nga Shqipëria në drejtim të vendit të tij. Në videon e publikuar, duken dhe dëgjohen disa miq të vij që thërrasin emrin e 42-vjeçarit.
2 Janar 2020, 15:03 -
PD reagon pas ekstradimit të turkut pjesë e Gylen: Po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve demokratikë
Sipas selisë blu, heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për ekstradimin i detyron të kërkojnë trasparencë të menjëhereshme për gjithçka që po ndodh dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në përputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe të drejtat e tyre.
2 Janar 2020, 13:24 -
Tiranë- Policia shqiptare e deporton në Turqi sapo mbaron dënimin, mësuesi 41-vjeçar dyshohet gylenist
Policia Shqiptare deporton drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut. Mësohet se 5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Gjatë një kërkimi në internet, Harun Çelik dyshohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste. Një person, i identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa.
1 Janar 2020, 22:01