-
Ekstradimi i mësuesit turk, avokati: U kërkoi zyrtarëve azil politik por iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve
Një avokat i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha "Zërit të Amerikës" se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.
2 Janar 2020, 16:23 -
Dalin pamjet e ekstradimit të turkut që dyshohet gylenist, eurodeputetja rumune kundër Shqipërisë
Mediat turke kanë publikuar pamjet e momentit kur mësuesi turk Harun Çelik ekstradohet nga Shqipëria në drejtim të vendit të tij. Në videon e publikuar, duken dhe dëgjohen disa miq të vij që thërrasin emrin e 42-vjeçarit.
2 Janar 2020, 15:03 -
PD reagon pas ekstradimit të turkut pjesë e Gylen: Po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve demokratikë
Sipas selisë blu, heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për ekstradimin i detyron të kërkojnë trasparencë të menjëhereshme për gjithçka që po ndodh dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në përputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe të drejtat e tyre.
2 Janar 2020, 13:24 -
Tiranë- Policia shqiptare e deporton në Turqi sapo mbaron dënimin, mësuesi 41-vjeçar dyshohet gylenist
Policia Shqiptare deporton drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut. Mësohet se 5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Gjatë një kërkimi në internet, Harun Çelik dyshohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste. Një person, i identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa.
1 Janar 2020, 22:01