-
Gazetari Edison Myrteza flet nga Kina për Report Tv: Dy shqiptarë janë izoluar në provincën ku u shfaq virusi
Provinca ku u shfaq virusi është Wuhan-i. Gazetari Edison Myrteza thotë se në dijeninë e tij në këtë provincë janë edhe dy shqiptarë me të cilët ka kontaktuar dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa janë mbyllur në shtëpi.
25 Janar 2020, 11:33 -
Mbi 40 viktima nga virusi, ambasadori shqiptar në Kinë me maskë: Mos ejani këtu se ka shumë rrezik
Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja u bën thirrje shqiptarëve që të shtyjnë udhëtimet që mund të kenë planifikuar në Kinë për shkak të virusit. Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.
25 Janar 2020, 10:13 -
Masat në Rinas për virusin, kontrollohen kinezët që futen në Shqipëri
Report Tv mëson se në aeroportin e Rinasit janë shtuar kontrollet pas ngritjes së alarmit nga virusi kinez. 25 kinezë, që erdhën në Shqipëri mëngjesin e sotëm tranzit nga Turqia janë kontrolluar në Rinas, por kanë rezultuar pa probleme. Në aeroport ndodhet një mjek, por gjithashtu janë vendosur edhe pajisje shtesë kontrolli.<
24 Janar 2020, 14:06 -
Virusi nga Kina, Shqipëria merr masat e para, kontroll kinezëve në aeroport! Manastirliu: Të vihen në zbatim planet e emergjencës (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifikuar në Wuhan, Kinë.
24 Janar 2020, 10:32