-
Pamje nga QSUT-ja, prindërit me fëmijët në krah dalin nga Urgjenca e Pediatrisë pas tërmetit
Report Tv sjell të tjera pamje nga Tirana, ku qytetarët kanë dalë jashtë në rrugë nga frika e tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme. Në Urgjencën e Pediatrisë së QSUT-së, sikur duket nga pamjet prindërit kanë dalë jashtë me fëmijët në krah.
28 Janar 2020, 22:11 -
Sizmiologu për Report Tv: Tërmeti ka zgjatur 10 sekonda, vazhdimësi e 26 nëntorit! Kthehuni në shtëpi
Sizmiologu Edmond Dushi në një prononcim për Report Tv ka bërë me dije lëkundja ka zgjetur për 10 sekonda, teksa ka bërë thirrje qytetarëve që të mos panikohen, pasi është vazhdimësi e tërmetit të 26 nëntorit.
28 Janar 2020, 22:18 -
Durrës, monitorim pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit
Në qytetin e Durrësit, ekipet e ekspertëve kanë dalë menjëherë në terren, për të monitoruar pallatet që kishin pësuar dëme nga tërmeti i parë më 26 nëntor, të cilët mund të jenë prekur sërish nga lëkundja e kësaj të marte. Por deri më tani, nuk raportohet p
28 Janar 2020, 21:48 -
Trafik i rënduar në sheshin 'Nënë Tereza', qytetarët braktisin shtëpinë! Report Tv sjell situatën në Tiranë
Qytetarët kanë braktisur shtëpitë e tyre pas tërmetit që ra mbrëmjen e kësaj të marte me epiqendër Bubq. Kamera e Report Tv ka bërë një panoramim në një nga "pikat më të nxehta" në kryeqytet, në sheshin "Nënë Tereza", për të vijuar në rrug
28 Janar 2020, 21:54 -
Ministria e Mbrojtjes: Tërmeti ishte 4.9 ballë, nuk ka dëme në asjnë prefekturë
Tërmeti që goditi mbrëmjen e sotme vendin tonë me epiqendër në Durrës ishte 4.9 ballë i shkalles rihter me thellësi 7 km me epiqendër në fshatin Bubq sipas (IGJEUM) Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit. "Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, t&eum
28 Janar 2020, 21:43 -
Fushë-Krujë, banorët dalin të gjithë jashtë banesave, nuk ka dëme nga lëkundjet
Edhe në Fushë Krujë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, qytetarët kanë dalë nga shtëpitë. Në frikë dhe panik pas lëkundjeve banorët kanë dalë në rrugë të tmerruar. Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe materiale.
28 Janar 2020, 21:40 -
Tiranë/ Frika për një '26 nëntor' të dytë, banorët e 'Astirit' braktisin shtëpitë pas tërmetit
Tërmeti i pak minutave më parë me epiqendër në Bubq, ka shkaktuar panik tek qytetarët. Siç shihet në videon e Report Tv, nga frika dhe paniku qytetarët kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.
28 Janar 2020, 21:37 -
Tërmet në Bubq 4.9 ballë, lëkundjet ndihen në Durrës, Tiranë dhe disa qytete të tjera, panik tek qytetarët! 'Emergjencat': S'ka dëme
IGJEUM njofton se tërmeti ishte me madnitude 4.9 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq. Kujtojmë që qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës janë në gjendje emergjence deri në 31 mars pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
28 Janar 2020, 21:17