-
Fushë-Krujë, banorët dalin të gjithë jashtë banesave, nuk ka dëme nga lëkundjet
Edhe në Fushë Krujë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, qytetarët kanë dalë nga shtëpitë. Në frikë dhe panik pas lëkundjeve banorët kanë dalë në rrugë të tmerruar. Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe materiale.
28 Janar 2020, 21:40 -
Tiranë/ Frika për një '26 nëntor' të dytë, banorët e 'Astirit' braktisin shtëpitë pas tërmetit
Tërmeti i pak minutave më parë me epiqendër në Bubq, ka shkaktuar panik tek qytetarët. Siç shihet në videon e Report Tv, nga frika dhe paniku qytetarët kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.
28 Janar 2020, 21:37 -
Tërmet në Bubq 4.9 ballë, lëkundjet ndihen në Durrës, Tiranë dhe disa qytete të tjera, panik tek qytetarët! 'Emergjencat': S'ka dëme
IGJEUM njofton se tërmeti ishte me madnitude 4.9 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq. Kujtojmë që qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës janë në gjendje emergjence deri në 31 mars pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
28 Janar 2020, 21:17