-
Bilanci janar –tetor 2022, ulet numri i aksidenteve 33% më pak se në vitin 2018 dhe 19% më pak viktima se vitin e kaluar! Drejtuesit nën 25 vjeç më të përgjegjshëm
Shqiptarët po sillen në mënyrë më të përgjegjshme në rrugë me makinat e tyre. Në këtë përfundim duket se ka dalë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një raport i bërë së fundmi për periudhën janar-tetor 2022. Bëhet me dije se numri i aksidenteve rrugore përgjatë 9 muajve ka pasur 33% më pak aksidente në krahasim me vitin 2018 për të njëjtën periudhë kohore si edhe më pak humbje jete.
24 Nëntor 2022, 14:03 -
Përdornin celularin e disa të dehur teksa lëviznin, shoferë të arrestuar, nën hetim dhe të gjobitur në Durrës për 1 javë! Kontrolle në të gjitha akset rrugore
Policia Rrugore e Durrësit ka kryer kontrolle në të gjitha akset rrugore të qytetit gjatë një jave, ndërsa si rezultat janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim 3 të tjerë.
18 Nëntor 2022, 15:47 -
‘Koka bën koka pëson’, DPSHTRR: Nga 118 shoferë të regjistruar për të rimarrë patentën pasi humbën pikët, vetëm 13 prej tyre kanë kaluar
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar sot shifra nga rezultatet e provimeve për personat që kanë tentuar rifitimin e patentës pas humbjes së gjithë pikëve për shkak të shkeljeve të bëra.
17 Nëntor 2022, 21:30 -
Pas dosjeve, PD-PS konsensus për ndryshimin e Kodit Rrugor, drejt heqjes së postblloqeve dhe përgjysmimit të gjobave
Mazhoranca dhe PD-ja e drejtuar nga Alibeaj tjetër sinjal konsensusi për bashkim votash në Kuvend. Bashkojnë dy nisma ligjore për ndryshimin e Kodit Rrugor, dakordësi për të proceduar me shpejtësi.
2 Nëntor 2022, 12:17 -
Me shpejtësi të lartë dhe të dehur në timon, në pranga 3 shoferë, 46 të tjerëve u pezullohet patenta në një javë! Kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë
Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka kryer kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe në Sarandë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku si rezultat 3 shoferë kanë rënë në pranga, ndërsa 46 të tjerëve i është pezulluar patenta.
30 Tetor 2022, 18:35 -
Kontrolle të Policisë Rrugore në Vlorë! Ishin duke lëvizur me shpejtësi tej normave, 5 shoferë në pranga dhe 65 patenta të pezulluara në një javë
Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
22 Tetor 2022, 15:34 -
Makina përplasi 4-vjeçarin në Elbasan, banorët ngrihen në protestë: Rruga pa sinjalistikë, fëmijët i kemi të rrezikuar! Nuk ka dëgjohet zëri
Pas aksidentit të regjistruar pasditen e së mërkurës në lagjen “5 maji” ku një mjet përplasi një fëmijë 4-vjeç teksa po kalonte rrugën, komuniteti i asaj lagjeje u ngrit sot në protestë.
20 Tetor 2022, 13:13 -
Punime në autostradën Tiranë-Durrës për 25 ditë, ARRSH zbulon si do të devijohet trafiku: Do të punohet me njërën korsi, tjetra do të jetë e lirë
Duke nisur nga dita e nesërme, do të ketë punime në të dyja senset e lëvizjes të aksit rrugor Tiranë-Durrës për 25 ditë me radhë. ARRSH njofton se si do të devijohet trafiku.
18 Tetor 2022, 15:41 -
Del FOTO, ja kush është polici shqiptar i arrestuar në Turqi për trafik droge
Efektivi i Policisë Rrugore, Florenc Bicerri është arrestuar në Turqi pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në një parking në Turqi. Report Tv ka siguruar foton e policit Bicerri.
16 Tetor 2022, 12:07 -
Droga në valixhe nga aeroporti i Rinasit në Turqi, arrestohet efektivi i 'Rrugores'! Rrumbullaku e përjashton përgjithmonë nga Policia
Një efektiv i Policisë Rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri, i cili u përjashtua përgjithmonë nga Policia e Shtetit.
16 Tetor 2022, 11:38 -
Drejtonin mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, 6 automjete të bllokuara gjatë një jave në Tiranë (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës gjatë kontrolleve në javën që lamë pas goditi një rast të tentativës për të korruptuar punonjësit, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen
9 Tetor 2022, 13:36 -
Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen 4 shoferë në Korçë
4 shoferë kanë rënë në prangat e policisë në Korçë pasi drejtuan mjetet e tyre në mënyrë të parregullt. Bëhet fjalë për XH.P., 26 vjeç, K.A., 55 vjeç, R.H., 29 vjeç dhe L.M., 56 vjeç të cilët drejtuan automjetet në gjëndje të dehur dhe njëri pa leje drejtimi.
9 Tetor 2022, 10:06 -
Me shpejtësi jashtë normave e të dehur, 4 shoferë në pranga e 3 nën hetim! 69 të tjerëve i pezullohet patenta! Kontrolle në akset rrugore në Durrës në një javë
4 drejtues mjetesh të arrestuar, 3 të vënë nën hetim, dhe 69 leje drejtimi të pezulluara është ky bilanci i një javë në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Rrugore në të gjitha akset rrugore.
7 Tetor 2022, 16:06 -
Qarkullonte me shpejtësi skëterrë rrugëve të Tiranës, arrestohet 25-vjeçari! I jepte makinës nën efektin e drogës
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte me mjetin e tij me shoejtësi deri në 190 km/orë. I riu i jepte makinës së tij nën efektin e lëndëve narkotike.
7 Tetor 2022, 10:26 - Kronikë
- Kronikë
-
I dehur në timon, arrestohet 36-vjeçari në Pogradec
Një 36-vjeçar në Korçë i identifikuar si Jukens Dervishllari ka rënë në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij tip "Benz" në gjendje të dehur kundër rregullave të qarkullimit dhe duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve tyë tjerë të rrugës.
15 Shtator 2022, 15:22 -
Eduard Zaloshnja: Sezoni veror, u shtuan gjobat, u pakësuan aksidentet rrugore
Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore për këtë sezon veror (qershor-korrik-gusht), rezulton se u rrit me 21% numri i gjobave të vëna për shkelje të Kodit Rrugor dhe me 26% vlera mesatare e një gjobe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar (Grafiku 1).
7 Shtator 2022, 17:07 -
Arrestohen 3 shoferë dhe gjobiten 2316 të tjerë në Fier! Kontrolle në akset kryesore rrugore (VIDEO)
3 shoferë janë arrestuar pasi u kapën duke qarkulluar në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa 2316 të tjerë janë gjobitur gjatë javës që lamë pas për shkelje të ndryshme ligjore.
6 Shtator 2022, 11:23 -
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 2 mijë drejtues mjetesh në një javë
Përgjatë një jave në Fier janë gjobitur 2363 drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugore, ndërsa 4 persona janë arrestuar pasi kanë qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
29 Gusht 2022, 11:23 -
VIDEO/ Shoferët e urbanëve në Tiranë nën mikroskopin e policisë, 25 drejtues i nënshtrohen testit të alkoolit
Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion blic dhe kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.
23 Gusht 2022, 16:52 -
VIDEO/ Kreu manovra të rrezikshme në mes të rrugës, gjobitet shoferi 30-vjeçar Lezhë
Policia e Lezhës ndëshkoi me masë administrative gjobë një 30-vjeçar i cili kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës", në Shëngjin, duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës
23 Gusht 2022, 15:04 -
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, nën hetim 7 persona në Gjirokastër! Vendosen 860 gjoba
7 persona janë proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës për ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt’, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi
16 Gusht 2022, 12:20 -
Policia e Shtetit bën ‘bilancin’, për një javë 109 persona të arrestuar, 338 në hetim dhe 41 të shpallur në kërkim
Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ njëjavor të të gjitha operacioneve që janë zhvilluar në këto 7 ditë, por edhe kontrollet e bëra nga policia rrugore e ajo kufitare.
14 Gusht 2022, 14:39 -
VIDEOLAJM/ Droni policor kap ‘mat’ makinën e policisë, thyen çdo rregull teksa kalon në kryqëzim
Droni edukues i Policisë Rrugore nuk ka kursyer as efektivët blu. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, e filmuar me dronë në sheshin “Papa Gjon Pali II” në Tiranë dallohet një makinë me logo policie, e cila është tërësisht në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.
11 Gusht 2022, 14:18 -
Sezoni turistik në Vlorë/ Kontrolle në gjitha akset rrugore, 3 shoferë në pranga, 6 nën hetim,12 patenta të pezulluara dhe 1375 gjoba në një javë
Sezoni turistik shoqërohet me një fluks të lartë pushuesish të cilë zgjedhin bregdetin e Vlorës dhe Sarandës për të kaluar pushimet, rrjedhimisht janë shtuar dhe kontrollet nëpër akset kryesore rrugore me qëllim menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve si dhe evidentimin e shoferëve që janë në shkelje të rregullave.
10 Gusht 2022, 16:11 -
Policia rrugore 'me dorë të hekurt' në Tiranë, vendos 225 gjoba dhe pezullon 110 leje drejtimi
Policia rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
9 Gusht 2022, 14:31 -
Me shpejtësi jashtë normave, gjobiten 968 shoferët e rrezikshëm në Fier, mbi 2000 të tjerë për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit (VIDEO)
Janë zhvilluar kontrolle nga policia rrugore kryesisht në akset rrugore që janë burim aksidenti me qëllim kapjen dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit.
25 Korrik 2022, 10:39