-
Tiranë/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me autobusin! Në pranga 64-vjecari, ishte i dehur dhe pa patentë
Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një autobus. I moshuari po drejtonte motorin pa patentë dhe në gjendje të dehur.
22 Qershor 2023, 10:24 -
Tiranë/ Të dehur dhe pa patentë, në pranga 26 shoferë! Mbi 8700 gjoba brenda një jave
Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 26 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa 8750 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e kryeqytetit.
18 Qershor 2023, 13:17 -
Sezoni turistik/ Nga sot, përgjatë fundjavave kufizohet qarkullimi i disa kategorive të mjeteve në akset kryesore të vendit
Duke nisur nga dita e sotme, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave në vend, do të ketë kufizime për qarkullimin disa kategorive të mjeteve, siç janë ato të tonazhit të rëndë, mjetet rrugore bujqësore, si dhe autoshkollat.
15 Qershor 2023, 12:32 -
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor në aksin Milot-Morinë, gjobiten 2457 shoferë! 118 drejtuesve u hiqet patenta, 12 të arrestuar
Policia rrugore vijon aksionin për të përmirësuar sigurinë rrugore. Në aksionin e kryer së fundmi në autostradën Milot-Morinë, policia rrugore ka kryer monitorime duke përdorur mjete inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues
13 Qershor 2023, 16:09 -
Durrës/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, në pranga 6 shoferë! Gjobiten 231 të tjerë
Policia Rrugore e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur, ndërsa 231 shoferë të tjerë janë gjobitur pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e qytetit bregdetar.
8 Qershor 2023, 13:30 -
Nëpër rrugët e Tiranës, arrestohen 16 shoferë të dehur brenda një jave! Mbi 3300 gjobiten
Policia rrugore ka vënë në pranga 16 persona pasi u kapën duke drejtuar makinën pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërsa mijëra shoferë të tjerë janë gjobitur pas disa kontrolleve intensive të kryera në kryeqytet.
5 Qershor 2023, 13:06 -
Policia bën 'bilancin' për muajin maj: Janë zhvilluar 79 operacione! 112 drejtues mjetesh të arrestuar, pezullohen 624 leje drejtimi
Policia ka bërë bilancin për muajin maj 2023. Në një njoftim për mediat bën me dije se për një muaj janë arrestuar 112 drejtues mjetesh, janë pezulluar 624 leje drejtimi dhe janë kapur 68 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
4 Qershor 2023, 10:04 -
Durrës/ Nuk respektonin rregullat e qarkullimit rrugor! Policia gjobit qindra drejtues mjetesh
Qindra shoferët të cilët nuk respektojnë kalimtarët te vijat e bardha, limitet e shpejtësie dhe plot rregulla të tjera të cilat shkelen çdo ditë kanë qenë nën monitorim nga policia rrugore e Durrësit.
2 Qershor 2023, 12:45 -
Kërcënoi efektivin e policisë përse i vendosi gjobë, ndalohet 40-vjeçari në Tiranë
Një 40-vjeçar është ndaluar sot nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një efektiv police. Shkak për këtë kërcënim është bërë një gjobë që 40-vjeçari ka marrë nga polici për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
11 Maj 2023, 14:40 -
Dhunë, aksidente dhe drogë! Vihen në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një 43-vjeçar i shpallur në kërkim
Thyerje tw rregullave tw qarkullimit rrugor, dhunë, aksidente, mbajtja dhe posedimi i armëve të ftohta dhe lëndëve narkotike, këto janë disa nga veprat penale për të cilat akuzohen 11 të arrestuarit, nga policia Tiranë gjatë ditës së sotme.
20 Prill 2023, 15:27 -
VIDEO/ 'Formula 1' në rrugën e Mulletit, policia ndalon dhe gjobit 11 drejtues automjetesh
Një grup shoferësh e kishin kthyer rrugën e Mulletit në Tiranë në pistë garash. Përveçse organizonin gara shpejtësie në atë aks rrugor, ata publikonin edhe thirrje në rrjetet sociale për drejtues të tjerë që të bëheshin pjesë e këtyre garave.
16 Prill 2023, 17:27 -
Policia rrugore kontrolle në Fier, brenda një jave u pezulluan 160 leje drejtimi, 157 prej tyre për tejkalim shpejtësie! 5 shoferë të arrestuar
Policia rrugore në Fier ka kryer kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore
11 Prill 2023, 12:44 -
Bënin gara te Bulevardi i Ri dhe kryenin manovra të rrezikshme, ndalohen 6 të rinj! Policia i zbuloi në Tik-Tok (VIDEO)
6 të rinj janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e tyre dhe përdoruesit e tjerë në rrugë te Bulevardi i Ri. Garat me makina më pas të rinjtë i postonin në rrjetin sociale Tik-Tok. Pikërisht në këtë rrjet sociale, policia ka bërë identifikimin e të rinjve dhe i ka gjobitur me 40 mijë lekë
10 Prill 2023, 11:49 -
Me shpejtësi skëterrë, policia rrugore pezullon 267 leje drejtimi, arrestohen 21 drejtues mjetesh
Policia rrugore bën me dije se janë pezulluar 267 leje drejtimi nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt
22 Mars 2023, 15:26 -
Me shpejtësi mbi normat, pezullohen 185 leje drejtimi në 72 orë, gjobë për 2064 drejtues mjetesh
Gjatë 72 orëve të fundit, janë pezulluar 232 leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 13 për qarkullim në sens të kundërt.
17 Mars 2023, 14:48 -
Aksidenti me 3 viktima, policia aksion kundër shpejtësisë, 70 drejtues gjobiten! Nën vëzhgim edhe rrjetet sociale! Report tv i publikoi videon, shoferi në ‘Tik-Tok’: Iku patenta
Policia ka zbuluar disa nga shoferët që kanë postuar video në rrjetet sociale duke i dhënë makinës me shpejtësi, dhe i ka ndëshkuar duke i hequr patentën. Nga kontrollet në rrugë ditët e fundit policia ka gjobitur 70 shoferë që kanë udhëtuar me shpejtësi mbi 170 km/h në rrugët e Tiranës dhe kanë shkelur semaforin e kuq.
14 Mars 2023, 13:28 -
Shoferët nuk ‘zënë mend’, për një javë gjobiten 234 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat, 83 të tjerëve u pezullohet patenta
Ndonëse pak ditë më parë një aksident për shkak të shpejtësisë tej normave të lëjuara i mori jetën tre të rinjve tek mbikalimi i TEG-ut, duket se drejtuesit e mjeteve nuk kanë zënë mend por vijojnë ende të lëvizin me shpejtësi të lartë.
12 Mars 2023, 14:51 -
6 të vdekur brenda 48 orëve nga aksidentet rrugore, policia: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion gjatë gjithë kohës
Pas aksidenteve rrugorë më pasojë vdekjen 6 personave në vetëm brenda 48 orëve, policia Rrugore ka marrë masa me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë
11 Mars 2023, 13:28 -
Merrnin deri në 1500 euro ryshfet për të kthyer patentat e pezulluara para afatit, GJKKO lë në burg 2 zyrtarët e Policisë Rrugore në Tiranë (EMRAT)
Eljo Piçoku, Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’ e Tiranës janë lënë në burg nga GJKKO sot, e cila konfirmoi masën e sigurisë, pasi u arrestuan 2 ditë më parë.
19 Shkurt 2023, 13:30 -
Merrnin deri në 1500 euro ryshfet për të kthyer patentat e pezulluara para afatit, SPAK çon në burg 2 zyrtarët e Policisë Rrugore në Tiranë (EMRAT)
Eljo Piçoku, Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’ e Tiranës janë arrestuar dhe janë lënë në burg
16 Shkurt 2023, 18:35 -
Vlorë/ Policia Rrugore arreston 3 persona, drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pezullohet leja e drejtimit për 7 të tjerë
Policia Rrugore në Vlorë në vijim të kontrolleve intensive ka arrestuar tre drejtues mjetesh pasi i kapi në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu është bërë me dije edhe pezullimi i lejes së drejtimit për shtatë drejtues të tjerë, katër prej tyre për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim të mjetit nën ndikim e alkolit.
27 Janar 2023, 12:01 -
Po i vinin gjobë të vëllait, 33-vjeçari ‘përplaset’ me policët e Rrugores në Mallakastër, vihet në pranga
Një 33-vjeçar me iniciale D.Z., është arrestuar në Mallakastër pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore dhe ka tentuar t’i pengojë që t’i vendosnin gjobë vëllait të tij.
21 Janar 2023, 15:31 -
Dibër/ Disa të dehur në timon, të tjerë drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, 1 shofer në pranga, 1 nën hetim! 82 të tjerë gjobiten, 5 patenta të pezulluara në fundjavë
Janë kryer kontrolle nga Policia Rrugore e Dibrës, ku si rezultat disa shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin të dehur, disa të tjerë në mënyrë të pa rregullt e duke shkelur rregullat e qarkullimit.
9 Janar 2023, 10:35 -
FOTO/ U arrestua pasi u kap me drogë në makinë, ky është efektivi i rrugores që u përjashtua nga rradhët e policisë
Ky është Renato Feri, ish efektivi i rrugores që u kap me drogë në makinë në dhjetor të vitit të kaluar. Efektivi u ndalua nga forcat Shqiponja për shkelje të normës së shpejtësisë së lejua
4 Janar 2023, 13:05 -
Arrestohet dhe përjashtohet polici i Rrugores në Tiranë! Nuk u ndal para kolegëve, i shau e u largua me makinën me xhama të zinj! U kap me kanabis
Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.
4 Janar 2023, 10:47 -
11 makina inteligjente, 16 radarë, patrulla me makina pa logo në terren! ‘Rrugorja’ apel shoferëve: Adrenalina e festës s' duhet të cenojë jetën
Në këto ditë festash, policia rrugore ka zgjedhur që t’u bëj një apel shoferëve që të ecin me kujdes, të shmangin shpejtësinë, telefonin teksa udhëtojnë, pra të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
2 Janar 2023, 13:18 -
Tiranë/ Polici i Forcave ‘Shqiponja’ kryen parakalim të gabuar dhe godet kolegun e Rrugores pasi e ndaloi, pezullohet nga detyra
Pasi e ka ndaluar, drejtuesi i mjetit, me detyrë polic i forcave Shqiponja, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës. Për këtë arsye Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D
22 Dhjetor 2022, 23:03 -
Falsifikonin dhe ndryshonin gjobat brenda sistemit, arrestohet specialisti në policinë Rrugore, nën hetim një efektive (EMRAT)
Kundrejt shumave të parave falsifikonin dhe ndryshonin gjobat brenda sistemit të Policisë Rrugore, arrestohet një polic dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë. Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë Policisë Rrugore, dhe në gjendje të lirë u procedua efektivja M. H.
5 Dhjetor 2022, 22:22 -
Arrestohen 4 shoferë dhe pezullohen 10 patenta gjatë një javë në Vlorë e Sarandë! Kontrolle në të gjitha akset rrugore
4 shoferë janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerëve i janë pezulluar patenta pasi gjatë kontrolleve në akset rrugore në Vlorë e Sarandë ka rezultuar se ata kanë kryer shkelje ligjore.
25 Nëntor 2022, 15:29