- Sport
- Sport
- Sport
- Sport
- Sport
-
Sport
‘Engjëlli’ i Shqipërisë vjen nga stoli! Broja ndëshkon edhe njëherë hungarezët, ëndrra Botëror më e gjallë se kurrë
‘Engjëlli’ i Shqipërisë vjen nga stoli! Armando Broja ndëshkon edhe njëherë hungarezët, duke shënuar një gol në minutën e 80. Kjo fitore i mban gjallë ëndrrën e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botërorin “Katar 2022”.
9 Tetor 2021, 19:42 - Sport
- Sport
-
Sport
'I lumtur vetëm nëse marrim 6 pikë', Hysaj ngre në 'qiell' kombëtaren! Cikalleshi: Pa fitoren kundër Hungarisë Polonia s'ka vlerë
I kënaqur vetëm nëse Shqipëria merr dy fitore. Kështu shprehet futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj në prag të dy sfidave kualifikuese të Botërorit kundër Hungarisë dhe Polonisë. Ndërkohë sipas Sokol Cikalleshit me rëndësi janë 3 pikët në ndeshjen e parë, pasi në të kundërt përballja me Poloninë nuk vlen.
7 Tetor 2021, 16:39 -
Sport
'E vështirë, por ia dalim për Botërorin!' Bare optimist për Kombëtaren! Uzuni: Hungarinë e njoh mirë
Erion Hoxhallari ka rezultuar pozitiv me COVID dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme. Pavarësisht kësaj atmosfera te kuqezinjtë është pozitive dhe sipas Keidi Bares do t’ia dalim për ëndrrën Botëror, ndërsa Uzuni e sheh si avantazh njohjen me futbollistët kundërshtarë.
6 Tetor 2021, 13:36 -
Sport
'Mungesa e tifozëve hungarezë është plus për ne', Lenjani: Jam këtu që nga 2013, kjo kombëtarja më cilësore
Mungesa e tifozëve do jetë një plus sipas futbollistëve të kombëtares kur të shtunën të përballemi me Hungarinë. Sipas Lenjanit kuqezinjtë do ia dalin për 3 pikët pasi kanë skuadrën më kualitative, ndërsa Bajrami kapet fort pas atmosferës pozitive të krijuar së fundmi në kombëtare.
5 Tetor 2021, 14:21 -
Sport
Luhet për ëndrrën Botëror, Reja publikon listën për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë! Rikthen Balliun, mungojnë Abrashi dhe Laçi
25 futbollistë ka grumbulluar Edi Reja për dy ndeshjet vendimtare të kombëtares në Botërorin e Katarit. Italiani ka rikthyer mbrojtësin Ivan Balliu dhe disa futbollistë të tjerë që kishin problem fizike, ndërsa Amir Abrashi dhe Qazim Laçi do mungojnë për shkak dëmtimesh.
3 Tetor 2021, 11:39 - Sport
- Sport
- Sport
-
Sport
'5 golat mesazh për Poloninë', fitorja kundër San Marinos rrit optimizmin në kombëtare! Tifozët: Kombëtarja super, shpresojmë të shkojmë në Botëror
5 golat e shënuar kundër San Marinos ishin një mesazh për Poloninë. Kështu shprehet futbollisti i kombëtares Elseid Hysaj, ndërsa tifozët kanë mbetur të kanaqur nga paraqitja e kuqezinjve në Elbasan Arena. Shumë prej tyre shpresojnë se me këtë kombëtare ëndrra botëror mund të bëhet realitet.
9 Shtator 2021, 10:16 -
Sport
Shqipëria kalon në avantazh në minutën e 32 me Rei Manaj
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh në minutën e '32 me Rei Manaj. Ka qenë Rei Manaj i cili ka zhbllokuar sfidën me San Marinon dhe ka kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas një asisti të Bares me kokë, sulmuesi i kombëtares ka përfiton brenda zonës, duke goditur saktë. &
8 Shtator 2021, 21:20 -
Sport
Ndeshja Shqipëri-San Marino, tifozët e kombëtares mbushin bulevardin e Elbasanit
Sot do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-San Marinon e cila do të zhvillohet në stadiumin 'Elbasan Arena'. Tifozë të cilët kanë ardhur për të parë ndeshjen, të veshur kuq e zi, kanë mbushur bulevardin e Elbasanit dhe rrugët e qytetit. Ndërkohë që ka edhe nga ata të cilët kanë shkuar për t
8 Shtator 2021, 20:28 -
Sport
Shqipëria me 'goleadë' ndaj San Marinos, i shënon 5 gola me Manajn, Laçin, Brojën, Hysajn dhe Uzunin
Skuadra kombëtare ka bërë detyrën kundër San Marinos ashtu si dhe pritej. Kuqezinjtë e mbyllën që në pjesën e parë kundërshtarin në mesfushën duke ushtuar presion të vazhdueshme. Por pa krijuar raste të pastra për gol pasi miqtë nuk lejonin hapësira mbrapa
8 Shtator 2021, 10:47 -
Sport
‘Sarri babai im sportiv’, Hysaj: Chelsea më kërkoi, por nuk u transferova për shkak të de Laurentis
Elseid Hysaj në konfërencën e kombëtares në prag të ndeshjes me San Marinon ka folur edhe për karrierën e tij me klubet. Ai ka zbuluar një detaj shumë interesant se çfarë e pengoi të bashkohej me Chelsea-n tre vjet më parë. Lacio– Skuadra e re shumë mirë, ka perspektiv&e
7 Shtator 2021, 14:24 -
Sport
Hysaj: Kjo kombëtarja më cilësore që Shqipëria ka patur, me Poloninë na ka mbetur inati! Reja i frikësohet San Marinos
Fitore me patjetër kundër San Marinos nga kombëtarja më kualitative që Shqipëria ka patur ndoënjeherë. Kjo është ajo që ka deklaruar kapiteni Hysaj në prag të sfidës që kuqezinjtë do të luajnë të mërkurën për kualifikueset e Europianit. Ndërkohë trajneri Reja e sheh si të vështirë përballjen pavarësisht se FIFA e liston të parafundit në renditje San Marinon.
7 Shtator 2021, 14:07 -
Sport
‘Jemi popull që jetojmë për futbollin’! Tifozët rikthehen në stadium pas 2 vitesh për Kombëtaren: Na kishte munguar pafundësisht shumë
Pafundësisht e gjatë i është dukur tifozëve pritja për të parë kombëtaren në stadium. Fitorja me Hungarinë i ka entuziazmuar aq shumë sa që besojnë te kualifikimi në botëror, ndërsa nuk mungojnë as sugjerimet për trajnerin Reja.
6 Shtator 2021, 13:02 -
Sport
Flasin për Report Tv protagonistët e fitores! Broja: I lumtur për Shqipërinë! Roshi: Një nga fitoret më të bukura! Berisha: Hungarezët të mahnitur me tifozët tanë
Të gëzuar deri në pikën sa ta cilësonin edhe si një nga fitoret më të rëndësishme në karrierë. Kjo ishte gjendja e futbollistëve të kombëtares pas 3 pikëshit me Hungarinë, me autorin e golit Armando Broja i cili fitoren ia dedikon të gjithë shqiptarëve. Sipas kuqezinjve fitorja nuk do kishte ardhur pa tifozët, që u rikthyen në stadium pas gati dy vitesh.
6 Shtator 2021, 11:10 -
Sport
Shansi i fundit, Reja: Kundër Hungarisë fitore me patjetër! Broja nuk po më jep atë që prisja
Me Hungarinë të dielën vlejnë vetëm 3 pikët. Kështu pretendojnë trajneri Reja dhe kapiteni Berisha për Kombëtaren që sipas të gjitha gjasave ka shansin e fundit për të pretenduar kualifikimin në Botëror.
4 Shtator 2021, 14:07 - Sport
- Sport
-
Sport
Gjyqtari nuk vërshëllen, edhe VAR i mohon penallti Shqipërisë! Manaj ndëshkohet për protesta
65’ Manaj rrëzohet në zonë pas një ndërhyrjhe të gabuar, por arbitri nuk akordon penallti. Çuditërisht nuk ndërhyn as VAR, duke shkaktuar polemika. Manaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
2 Shtator 2021, 22:20 - Sport
- Sport
- Sport
- Sport
- Sport
-
Sport
Shqipëria luan mirë, por Polonia fiton thellë në Varshavë! Kuqezinjtë të zhgënjyer edhe me arbitrin
4-1 është mposhtur Shqipëria në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Polonisë. Kuqezinjtë në këtë sfidë ishin edhe të pafat, ndërsa sfidën e radhës do ta kenë të dielën kundër Hungarisë.
2 Shtator 2021, 19:13 - Sport
-
Sport
Përballja me Poloninë/ Uzuni: Mentaliteti im është fitues! Doka: Duam të përsërisim kualifikimin historik të 2016
Në pritje të Nedim Bajramit skuadra kombëtare ka mbyllur sot ditën e tretë të përgatitjeve për ndeshjen me Poloninë. Një nga futbollistët më në formë kuqezi Myrto Uzuni thotë se me Poloninë nuk e kënaq barazimi, ndërsa Albi Doka konfirmon se dëshira e kësaj kombëtarje është të përsërisë historinë e 2016.
31 Gusht 2021, 16:13 -
Sport
Dita e dytë e përgatitjeve për Poloninë, Gjimshiti dhe Gjasula: E dimë vështirësinë, por pretendojmë fitoren
Kombëtarja shqiptare ka kryer sot ditën e dytë të stërvitjes në prag të ndeshjes me Poloninë kur edhe ka marrrë një lajm shumë pozitiv për futbolllistin Nedim Bajrami. Ndërkohë Gjimshiti dhe Gjasula janë optimistë për fitoren edhe pse përballë kemi një kundërshtar shumë të vështirë.
30 Gusht 2021, 15:41 - Sport
- Sport
-
Sport
Kualifikueset e Botërorit/ Reja grumbullon për herë të parë Muçin, vetëm Hoxhallari nga Superliga! Mungon Bajrami, s'ka ende konfirmim nga UEFA
Nedim Bajrami nuk do jetë pjesë e kombëtares as për 3 ndeshjet e shtatorit për kualifikueset e Botërorit. Në listën e shpallur nga trajneri Reja bie në sy grumbullimi për herë të parë i sulmuesit Ernest Muçi, ndërsa Erion Hoxhallari është futbollisti i vetëm nga Superliha shqiptare.
28 Gusht 2021, 12:58 -
Sport
Tapeti i ri/ 'Air Albania' humbet garën me kohën! Fusha jo gati për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares
Punimet në stadiumin 'Air Albania' do t’i heqin mundësinë kombëtares që dy ndeshjet e shtatorit për kualifikueset e Botërorit të luhen në Tiranë. Lajmin e konfirmoi edhe Federata Kombëtare e Futbollit e cila tha se dy ndeshjet e kombëtares me Hungarinë dhe San Marinon nuk do të luhen në stadiumin ‘Air Albania’ por në Elbasan Arena. Përsa i përket tifozëve ata do lejohen ta ndjekin kombëtaren edhe nëse nuk e kanë bërë vaksinën, ndryshe nga çfarë ndodh në Europë.
19 Gusht 2021, 14:37