-
Mero Baze: Nuk do ndërpriten paret, por partneriteti me AZHBR
Lajmi se programi IPARD II, ka pezulluar pagesën prej rreth 450 mijë euro si detyrim I radhës për disbursim për qeverinë shqiptare për shkak të verifikimeve për korrupsion në AZHBR, nuk është një lajm I mirë për aftësitë menaxhuese të AZHBR dhe aftësisë së saj për të qenë partner I besueshëm I IPARD.
19 Korrik 2023, 19:35 -
Mero Baze: Berisha po përpiqet të justifikojë arrestimet e mundshme në familje si sulm i Britanisë dhe SHBA
Të vetmit përvjetorë që Sali Berisha feston prej vitit 2021, janë përvjetorët e ndëshkimeve ndërkombëtare të tij. Çdo 21 maj përkujton ndëshkimin nga SHBA si person që ka minuar demokracinë në Shqipëri, si I përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe si shantazhues I drejtësisë
17 Korrik 2023, 19:28 -
Mero Baze: Nuk ka pse të ketë drejtësi të balancuar politikisht, por standard të njëjtë për çdo krim
Urdhër arresti i fundit për Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministër I Shqipërisë, ka shtuar zërat që “parashikojnë” apo kërkojnë që drejtësia të veprojë dhe ndaj akuzave të mbetura pa përgjigje për drejtues kryesorë të opozitës. Madje disa prej tyre bëjnë dhe parashikime se kush prej tyre mund të hetohet
16 Korrik 2023, 20:03 -
Berisha, fakenews me foton e Mero Bazes! Gazetari: Këtë vjedhje ja lejoj me qejf
Sali Berishës nuk ja kërcet shumë për “lajmet” që hedh në Facebook për të hapur një propagandë me ngjarje që nuk ekzistojnë. Kështu edhe sot ka hedhur një foto të Arben Ahmetajt, ku Berisha shkruan se është shkrepur në Londër
15 Korrik 2023, 15:24 -
Mero Baze: Arben Ahmetaj ua bëri të lehtë të gjithëve, përveç vetes
Vendimi i sotëm i Kuvendit të Shqipërisë për ti hequr imunitetin Arben Ahmetaj, është vendimi më i rëndësishëm që socialistët kanë marrë ndonjëherë në historinë e tyre për të forcuar besimin tek drejtësia dhe për të guxuar të përballen me veten e tyre. Arben Ahmetaj nuk është një personazh i zakonshëm socialist, por njeriut që I janë besuar më shumë detyra se kujtdo tjetër në pushtetin e tyre dhjetëvjeçar
14 Korrik 2023, 19:55 -
Mero Baze: Albini u dorëzua, pasi ju zbulua pazari me serbët
Albin Kurti më në fund u dorëzua përballë sanksioneve të Bashkimit Evropian. Edhe pse në fillim tha “shpresoj të mos zgjasin shumë”, duke i cilësuar ato si të padrejta, ndërsa kritikat e sekretarit Blinken si naive, ai pranoi sot zyrtarisht se ka pranuar të tërheqë policinë nga Veriu i Kosovës dhe të mbajë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe.
12 Korrik 2023, 19:03 -
Mero Baze: Albin Kurti, një ‘patriot’ me leje të serbëve
Mimoza Kusari, një nga anëtaret e kupolës së qeverisë së Albin Kurtit, është regjistruar duke folur me një prej udhëheqësve të serbëve të Veriut, duke pranuar në bisedë se ka folur dhe me Milan Radojiçiç, udhëheqësin real të trazirave në Veri, i cili është në listën e zezë të SHBA si person “non grata”
10 Korrik 2023, 19:03 -
Mero Baze: Nevoja për 'rend' në Ministrinë e Rendit
Bledi Çuçi ishte ndoshta ministri i parë i Brendshëm i Shqipërisë që kishte një distancë profesionale me policinë. Nuk u përfshi kurrë në spiralen e të qenit kryepolic, si jo rrallëherë kanë rënë ministrat tanë të Brendshëm, dhe nuk pati asnjë protagonizëm si vendosës rendi në Shqipëri. Eshtë një detyrë që ja delegoi policisë
9 Korrik 2023, 20:05 -
Mero Baze: Pse mbijetojnë “të fortët” në sistemin tonë politik?
Akti banditesk i fisit Rrahja ndaj fisit Maja në Fushë Krujë, është qartazi një rast i mungesës së shtetit. Është po ashtu dhe një karshillëk në emër të pushtetit. Kur shikon sa shumë vetë janë arrestuar nga një fis me mbiemrin Rrahja për rrahje, e kupton se ata ndjehen të sigurtë në atë që kanë bërë. Madje e kanë publikuar dhe vet videon e rrahjes, për të treguar se nuk ndjehen të rrezikuar nga ligji.
8 Korrik 2023, 19:23 -
'Resort, kullë, ndërtime'/ Mero Baze zbulon si ia hedh Rama 'copat' njerëzve të Berishës, për të patur përballë opozitë të kapur
Mero Baze ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur ndër të tjera edhe për mekanizmin që përdor Edi Rama, për të korruptuar kundërshtarin në mënyrë që të sigurojë jetëgjatësi politike, duke patur gjithmonë përballë Sali Berishën, i cili nuk vjen dot në pushtet.
7 Korrik 2023, 16:24 -
Mero Baze: Albin Kurti po sillet si udhëheqës fisi
Në verën e vitit 1996, Timothey Wirth, në atë kohë nënsekretar shteti për çështje globale në administratën e presidentit Clinton, vendosi të vizitojë Shqipërinë pas destabilizimit të zgjedhjeve të 26 majit dhe kursit anti-perëndimor që po merrte administrata e Sali Berishës
6 Korrik 2023, 19:42 -
Mero Baze: Ja një shembull tipik i një militanti të Kurtit, për të cilin nuk kanë rëndësi faktet por direktivat
Baze ka ripublikuar postimin e 'militantit të Kurtit', ku shfaqet ambasadori i Kosovës krah zv. ambasadorit amerikan në Tiranë, ndërsa shton se mbi të gjitha ai i quan sanksionet e Perëndimit ndaj Kosovës normale po ashtu si Kurti, pasi mendon se ato e forcojnë shtetin e Kosovës
4 Korrik 2023, 14:22 -
Mero Baze: 'Babai i Kosovës' dhe fëmija i tij plangprishës
Një miniushtri me fëmijë nga Kosova me emrin Bill e Hillary Clinton, rrethuan ish Presidentin e SHBA në shkallët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mos ju ndarë deri në fund të ceremonisë ku I dhuruan dhe dekoratën e dhënë nga qeveria shqiptare.
3 Korrik 2023, 21:26 -
Mero Baze: Përse e presim me gjak të ngrirë fjalimin e Bill Clintonit në Tiranë
Ndërsa Bill Clinton do të jetë këto dy ditë në Tiranë si i ftuar i qeverisë shqiptare, të gjithë do të presim me gjak të ngrirë, nëse do na e kujtojë fjalinë e tij profetike që na tha të gjithëve 24 vite më parë, duke na kujtuar të mos humbasim paqen.
2 Korrik 2023, 20:03 -
Mero Baze: Albin Kurti e ka ndihmuar Vuçiçin me aktet e tij, 100 herë më shumë se Ballkani i Hapur
Kryeministri Edi Rama i ka gjetur ne befasi të gjithë ata që donin të justifikonin armiqësinë e Albin Kurtit ndaj Shqipërisë, me Ballkanin e Hapur. Deklarata e tij se Ballkani i Hapur e kreu misionin dhe se duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit, nuk është asgjë e re për politikën shqiptare. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk kishin asnjë pikë që binte ndesh me njëri- tjetrin, por ishte një proces me dy shpejtësi të ndryshme, lokale dhe rajonale.
1 Korrik 2023, 20:36 -
Mero Baze: ‘Lëpirësit e Qeverisë’ dhe ‘Lëpirësi’ i Almës
Sali Berisha më në fund u dorëzua. Ai pranoi sot publikisht atë që i kërkova në shkrimin e djeshëm, të deklarohet nëse e ka takuar Almën para dhe pas rregjistrimit të Safetit. E pranoi që e ka takuar, por nuk pranon të bëjë publike bisedën me të. Arsyeja është e thjeshtë. Ai shpreson tek heshtja e Almës, por nga ana tjetër ka frikë vesin e Almës se mund ta ketë rregjistruar dhe atë bisedë dhe tani mund të jetë në duart e drejtësisë
30 Qershor 2023, 19:45 -
Mero Baze: Përse Berisha po i përgjërohet Safetit se nuk ka gisht tek shantazhi ndaj tij?
Më në fund Berisha reagoi për përfshirjen e tij të drejtpërdrejt në inskenimin dhe shantazhimin e ish kryebashkiakut të Kukësit përmes një skandali seksual. Këtë detyre të vështirë ja kishte ngarkuar Edi Palokës meqë I përshtatet si karakter.
29 Qershor 2023, 20:04 -
Mero Baze: Një bisedë e regjistruar që zbardh gjithë skandalin e Kukësit
Kam dëgjuar sot audion e një regjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën, zhvilluar disa dite pas regjistrimit të video skandalit në bashkinë e Kukësit, e cila gjendet në duart të drejtësisë
28 Qershor 2023, 19:23 -
Mero Baze: Pse Albin Kurti ngjan i mërzitur që u liruan tre policët?
Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë dhe njerëzit më të afërt të rrethit të tij po harxhojnë më shumë energji të shajnë dhe fyejnë ata që u morën me lirinë e tre policëve nga Serbia, se sa të gëzohen me faktin që ata u liruan dhe tani të fillojnë procesin e qetësimit të situatës duke u tërhequr nga gjithë aktet që shkaktuan këtë krizë.
27 Qershor 2023, 19:34 -
Mero Baze: Skandali i Kukësit ka kuptim të hetohet vetëm si shantazh
Në dëshmitë e para të dhëna në Gjykatën e Tiranës, rreth skandalit seksual në Bashkinë e Kukësit, duket qartë që protagonistja kryesore e skandalit, po përpiqet ta kanalizojë skandalin si raport intim me kryebashkiakun.
26 Qershor 2023, 19:46 -
Mero Baze: Wagneri 'mund të vrasë' Kosovën përpara Putinit
Lajmet nga Rusia janë dramatike. Mercenarët më të zellshëm dhe njëkohësisht më të egër të Vladimir Putinit, të njohur si grupi Wagner, të cilët kanë qenë vendimtarë në masakrat në Ukrainë, tani kanë kthyer timonin drejt Moskës, për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putinin.
24 Qershor 2023, 19:16 -
Mero Baze: Përse Berisha sot ndjehet Muxhahedin?
Nuk ka shumë vend të bëjmë debat përse gjenden Muxhahedinët e MEK në Shqipëri. SHBA, ja kanë ofruar strehimin e tyre Shqipërisë prej kohës që ishte kryeministër Sali Berisha e më pas Edi Rama. Arsyeja është e qartë dhe nuk ka vend të bëjmë debat për një temë që është axhendë e sigurisë sonë kombëtare dhe politikës së jashtme në raport me SHBA.
22 Qershor 2023, 18:35 -
Mero Baze: Faktet pse Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Gjicit
Sali Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Safet Gjicit. Kam parë personalisht fakte që tani janë në duart e grupit hetimor, të cilat implikojnë rëndë Sali Berishën qysh nga data 3 qershor, kur ka vendosur së bashku me vajzën e viktimizuar po prej tij, Alma Kaçi, fillimin e operacionit për inskenimin dhe provokimin e skandalit seksual.
20 Qershor 2023, 18:11 -
Mero Baze: Ja pse ‘Republika e KFOR’ po vendoset me dëshirë të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç!
Edi Rama përmendi sot publikisht atë që mund të quhet “Republika e KFOR” në Veri të Kosovës. Duke I kërkuar Albin Kurtit të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar rreth situatës në Kosovë, ai paralajmëroi se në Veri mund të bëhet realitet Republika e KFOR.
19 Qershor 2023, 20:42 -
Mero Baze: Përse Berisha dhe Meta janë kaq ‘të mëshirshëm’ me Safetin?
Publikimi i një videoje skandaloze në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ku protagonist ishte vetë kryetari, i kushtoi Safet Gjiçit dorëheqje nga detyra, shkarkim nga qeveria dhe nisjen e hetimit penal nga SPAK. Plus kësaj, ai po vuan dhe pasojat e një linçimi publik nga shoqëria jonë sidomos në rrjetet sociale.
18 Qershor 2023, 21:30 -
Mero Baze: E vetmja mënyrë që Albin Kurti ta 'destabilizojë' Shqipërinë, është të hedhë në erë Kosovën
Në Kosovë, mbështetës publik të Albin Kurtit po bëjnë thirrje publike kundër Shqipërisë. Është një kompleks thirrjesh dhe aksionesh që nënkuptojnë destabilizimin e Shqipërisë, si hakmarrje ndaj mos mbështetjes për Albin Kurtin. Janë në forma të ndryshe.
16 Qershor 2023, 19:26 -
Mero Baze: A është e dobishme Vjosa Osmani si zjarrfikëse e Albin Kurtit?
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka filluar të mendojë me zë të lart kundër Albin Kurtit. Fjalimi I sotëm në parlamentin Evropian, bie ndesh me retorikën izoluese të Albin Kurtit dhe qëndrimin e tij antiperëndimor.
14 Qershor 2023, 18:21 -
Mero Baze: Sikur socialistët të vajtonin për 'Babën'
Socialistët shqiptarë kujtojnë sot 32 vjetorin e shndërrimit të Partisë së Punës së Shqipërisë, organizatës politike që sundoi gati gjysmë shekulli Shqipërinë brenda regjimit komunist, në një organizate të re politike, e cila u reformua nga viti në vit, duke u bërë sërish një forcë dominuese në Shqipëri
12 Qershor 2023, 20:11 -
INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para një aksidenti historik! Perëndimi ka mbetur pa aleatë në Kosovë
Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar. Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme. SHBA nuk mund të jetë gjithë jetën një dado në dispozicion të Kosovës
12 Qershor 2023, 17:13 -
Mero Baze: Përse Berisha dhe Meta janë mbështetësit më të mëdhenj të Albin Kurtit?
Pak më shumë se dhjetë vite më parë, ndërsa kisha një emision ditor televiziv, kisha të ftuar Albin Kurtin. Para emisionit ndërsa u takuam e pyeta për kuriozitet, përse e kishte mbështetur një marrëzi të Berishës rreth sloganit “një komb, një pasaportë”, dhe disa teza izolacioniste të tij rreth “albanofibisë” në Evropë, që Berisha i bënte sa herë ndodhej në krizë me perëndimin. Mos gaboj, Kurti e kishte mbështetur Berishën për këtë në një intervistë me Rudina Xhungën.
11 Qershor 2023, 18:58 -
Mero Baze: Kurti po mbjell frymën antiamerikane në Kosovë, Vuçiç po shpëton prej tij nga skandalet e brendshme! Të dy mbajnë njëri-tjetrin
Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze është tallur me këshilltarët tiranas të kryeministrit Albin Kurti, duke i krahasuar ata me Sejdo Bajramoviç, që Milosheviçi e mori nga komuniteti rom i Kosovës dhe ja caktoi Kosovës si përfaqësues të Kosovës në Presidencën e Jugosllavisë pas shuarjes së autonomisë më 1990.
10 Qershor 2023, 17:15 -
Mero Baze: Meraku i Kurtit dhe Berishës për demokracinë në Serbi, një sëmundje e vjetër
Problemi që ka Kosova me Serbinë, nuk është më problem demokratik. Ka qenë dikur dhe ashtu për palën serbe. Tani është historik, etnik, ligjor, shtetëror, diplomatik dhe në fund, është dhe problem demokratik.
9 Qershor 2023, 19:07 -
Mero Baze: Ata që 'vigjilojnë' ndaj Edi Ramës, për Kosovën
Disa deputetë të Vetëvendosjes që kanë reaguar, aq sa dinë ata të reagojnë ata, kundër dorëzimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, të një drafti për Asosacionin, i kuptoj. Roli i vetëm që ata kanë në politikën e Vetëvendosjes është të bëjnë zagarin sulmues të Albin Kurtit, kur ai nuk flet dot.
8 Qershor 2023, 19:46 -
Mero Baze: Ngrijini një bust në Beograd, Albin Kurtit!
I pari që ka arritur të bashkojë Perëndimin kundër një vendi të vetëm në Ballkan, ka qenë Slobodan Milosheviqi. Përpjekjet e tij të pafundme për të përçarë Perëndimin rreth Kosovës dhe sidomos bindja e tij se duke sunduar një popull të indoktrinuar kundër Perëndimit, do t'ia dilte, përfundoi me humbjen e Kosovës në qershor 1999, pasi 76 ditësh bombardimesh.
6 Qershor 2023, 19:51 -
Mero Baze: Një parti që vuan krizën e mungesës së betejës
Partia Demokratike, duket se po vuan krizën e thellë të identitetit të saj politik, që është mungesa e betejës e lidershipit të saj. Një pjesë e grupit parlamentar është mbledhur sot dhe kanë rënë dakord që zgjedhjet për kryetar të partisë të shtyhen dhe partia ekzistuese të drejtohet nga dyshja Tabaku Bardhi.
5 Qershor 2023, 19:40