Berishës i dështon 'Live' në Facebook, videoja jepet bashkë me dublën: E bëmë gabim, ta përsërisim edhe një herë

10 Dhjetor 2021, 16:16 | Përditesimi i fundit: 2021-12-11 08:03:59

Sali Berisha në deklaratë për media. I dështon 'Live' në Facebook. Videoja jepet bashkë me dublën!

"Do udhëheq revolucionin paqësor, rikthimin e votës së lirë për anëtarët simpatizantët e PD brenda kësaj partie, rikthimin e votës së lirë për shoqërinë shqiptare në tërësi. Të dashur delegatë, moti është një faktor që nuk varet nga ne, megjithë zjarrin dhe entuziamin që keni nga brenda, të vini të pregatitur me veshjet më të trasha të mundshme për të mos ndjerë të ftohnin, shiu nuk bie në zonën ku jemi ne, por klima është kjo që ju e shihni vetë. Ftoj të gjithë delegatët të partisë demokratike, drejtues kryesor të saj duk përfshirë edhe të themi kryetarin në letër të saj, Lulzim Basha të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në Kuvend", tha Berisha.