10 panda bebe prezantohen për herë të parë

4 Shkurt 2021, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2021-02-04 12:45:03

Dhjetë bebe panda iu shfaqen botës për herë të parë. Ato gjenden në rezervatin kryesor kinez në provincën juglindore të Sichuan, e specializuar për këtë. Të vegjëlit, shfaqen në krahët e kujdestareve të rezervatit dhe u filmuan për ceremoninë e Vitit të Ri Hënor. Ata u vendosën në një shesh të dekoruar me kukulla, makina kartoni dhe shporta bambuje. Pandat, të lindura në vitin 2020, janë midis moshës katër dhe gjashtë muajsh dhe në dhjetor të vitit të kaluar kishte 44 të vegjël të kësaj specie të rrallë në të gjithë botën dhe mbi gjysma janë rritur në Kinë.