10 shfaqje në TKES/Londo: Këtë sezon, nisim lëvizjen e centralizuar teatrore

19 Tetor 2019, 13:06

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis sezonin artistik tek Arturina. I gjendur jo fort i përgatitur drejtuesi i këtij institucioni Kiço Londo  na rrëfen konceptin e punës që do të bëjë me trupën teatrore gjatë këtij sezoni që sapo ka nisur. Janë dhjetë shfaqje në repertor, por nuk do të mungojnë as bashkëpunimet e TKES me teatrot e rretheve, ku sipas Londos, do të kthehen në strehën mikpritëse të shfaqjeve të këtij teatri.

“Natyrisht që lëvizja jonë është një lëvizje e diktuar, na ka gjetur jo fort të përgatitur, sepse ishim në rrugën e krijimit të një teatri repertori, të cilin do ta mbajmë. Ne jemi këtë sezon me dhjetë shfaqje teatrore në repertor, duke nisur nga Shekspiri, deri tek shfaqja më e re “Zogu i Zi”. Kemi nisur të mendojmë edhe kemi nisur një lëvizje, që e kemi quajtur lëvizje të decentralizmit teatrore, që përkon me idenë tonë për të mos u mbyllur vetëm në qendër, për të qenë një lëvizje më e hapur aty ku ka njerëz. Kemi nisur që të japim shumë shfaqje në qytete, deri më tani kemi qenë në qytete kryesore, edhe dalëngadalë do të nisim nga Veriu, për të kaluar në Jug të vendit në Gjirokastër. Besoj se do ta ruajmë ritmin që kemi pasur, si teatri më i madh edhe më dinamik në vend”, shprehet Londo.

    No videos found.