'11 X 2 = 24', Rama ironizon Pampurin: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

26 Tetor 2020, 14:52

Matematika vijon të mos jetë pika e fortë e Partisë Demokratike teksa ka ardhur dhe gafa e radhës.

Por këtë herë jo nga kryetari Basha, por nga ish-deputetja Oriola Pampuri. Kryeministri Rama ka shpërndarë një video të saj gjatë një konference për shtyp ku thotë se 11 X 2 = 24.Rama shkruan në Instagram se tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule.