12 vjet pavarësi! Kosovarët festojnë në Shqipëri: Rikthehemi në familjet kuksiane që na pritën në luftë...'Ja ka me drejtu Kurti, ja nuk ka burrë shqiptar që drejton'

17 Shkurt 2020, 13:12

KUKËS - Të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që 12-vjetorin e Pavarësisë kanë zgjedhur ta festojnë në Shqipëri. Ka nga ana që kanë preferuar të rikthehen në familjet shqiptare që i pritën në shtëpitë e tyre në kohën e luftës me Serbinë. E tillë është edhe një familje nga Kosova e cila po shkon drejt Kukësit, aty ku i kanë pritur kur i kanë ikur luftës.