16 vjet pa Anita Bitrin, yllin e muzikës shqiptare

23 Tetor 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-10-23 11:12:20

Anita Bitri  ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve '90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar, me një vokal të shkëlqyer dhe mjaft e talentuar duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Karrierën e nisur në Shqipëri, këngëtarja shqiptare do ta vazhdonte më pas në Amerikë ku arritjet e saj do të ishin gjithmonë e më shumë në rritje, derisa një tragjedi do të ndërpriste jetën e Anita Bitrit, si dhe të nënës dhe vajzës së saj 7 vjecare Siborës, duke e lënë në mes jetën dhe karrierën e saj.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ shkrimtari Albert Zholi, rrëfeu jetën dhe karrierën e artistet shqiptare.