18 ditë afat për të bërë ID, radhë të gjata në sportelet e Beratit dhe Vlorës

12 Dhjetor 2019, 20:32

Me 2019 shumë qytetarëve i skadojnë mjetet e identifikimit, në zyrat e aplikimit për pasaporta dhe kartë identiteti në Vlorë ka një fluks të shtuar të qytetarëve që duan të marrin shërbime.

Shpesh herë qytetarëve u duhet të rikthehen disa herë në ditë për të marrë një numër aplikimi. Disa detyrohen të shkojnë që herët në mëngjes për të ruajtur një radhë. Shkak I radhëve të gjata është dhe ardhja e emigrantëve nga Italia dhe Greqia. Qytetarët ankohen dhe bëjnë thirrje që të merren masa dhe të shtohen sportelet e aplikimit  pasi ka fluks të madh.

Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në Berat. Ku një numër I madh I qytetarëve janë dyndur pranë zyrave të aplikimit për pasaportë dhe kartë identiteti.