20 vite që as nuk flet, as reagon/Prindërit në ‘Pa Gjurmë’:Lëngon nga dhembjet,qajmë me djalin

11 Maj 2021, 18:29

Ka pothuajse 20 vite që e kalon jetën e tij në një karrocë me rrota. Drama e të riut nga Këlcyra nis që foshnje, kur pasi kaloi një temperaturë të lartë, kur ishte vetëm 2 muajsh mbeti i paralizuar. Jetmir Hoxha vjen të rrëfejë historinë e jetës së tij dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta jetuar jetën me gjithsej. Një i ri me ëndrra dhe dëshira të mëdha, por i pamundur fizikisht për të qenë si gjithë bashkëmoshatëratarët e tij. Me djalin e sëmurë në kushte mjaft të vështira për të përballuar jetesën, familja Hoxha nga Këlcyra bën apel për ndihmë. Në cdo cep të shtëpisë mbyt lagështia, në një godinë ku përveç sëmundjes së të birit, në mungesë të kushteve për t’i mundësuar përkujdesje më të madhe, e vetmja e ardhur ekonomike është kempi që përfiton Jetmiri. Fshati ku ata jetojnë nuk i ofron mundësi punësimi, pjesëtarëve të tjerë, ndaj ata e kanë të pamundur të sigurojnë një jetesë më të mirë. Të gjendur në këtë situatë, të sfilitur nga të gjitha vështirësitë përballë të cilave i ka vënë fati, familja Hoxha i bashkohen studios së emisionit 'Pa Gjurmë' me një apel për ndihmë.

SHOW LESS