27-vjeçarja humbi betejën me COVID-19, flasin mjekët: Kishte 90% të mushkërive të prekura

4 Mars 2021, 16:36

Një e re 27-vjeçare u nda dje nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19. Ditën e sotme janë mësuar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ndërkohë që kanë folur edhe mjekët e spitalit.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin e COVID-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se,e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën.