28 persona në hetim nga policia për derbin, pritet akti i ekspertizës për gropat e hapura

1 Tetor 2019, 17:10

Të dhënë të reja janë zbuluar nga policia për ‘report TV’ në lidhje me dhunën dhe incidentet që ndodhen të dielën në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Sipas informacioneve të siguruara janë 28 persona të cilët po heton kryesisht në gjendje të lirë nga policia. Një nga personat në hetim është edhe Alban Rexha, kreu i grupit të tifozëve që kapërcyen hekurat e stadiumit dhe që u përleshen me tifozët rival të Partizanit.

Materialet ndërkohë i janë referuar prokurorisë së Tiranës ku në ditët në vijim pritet edhe akti i ekspertizës. Në rast se rezulaton se gropat e hapura më qëllim për të dëmtuar tifozët e Partizanit ishin të mbushura me lëndë plaëse atehërë çështja mund të hetohet edhe për akt terrorist.

Për gjithçka ndodhi klubi i Tiranës rrezikon shumë edhe nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, i cili do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar shkeljet e javës së kaluar. Bardheblutë janë subjekt i tre neneve të komisionit të disiplinës, për diskriminim, për dëshmtin në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përgjegjësitë që ka për sjelljen e spektatorëve.

E sigurtë është se të gjithë rastet Tirana rrezikon gjobë, por edhe mbyllje të stadiumit për tifozët për një peiudhë të gjatë. Për dështimin në përmbushjen e përgjegjësisë mund të humbet edhe ndeshja në tavolinë, ndërkohë që edhe pse ishin skuadra mike, edhe Partizani rrezikon të dënohet për sjelljen e gabuar të tifozëve.

    No videos found.