3 shkaqet pse shqiptarët nuk sigurojnë pronën! Eksperti Meka: Sigurimi ul kostot e shtetit për dëmet nga fatkeqësitë natyrore

13 Janar 2021, 20:25

3 janë shkaqet kryesore që ndikojnë në nivelin e ulët të sigurimit vullnetar të pronës nga qytetarët. Profesori dhe eksperti i ekonomisë Elvin Meka thotë se sigurimi me detyrim do të ishte hapi i parë drejtë një kulture të re, që do të ulte faturat e dëmeve që paguan shteti për fatkeqësitë natyrore.