30 vite demokraci, përkthyesit krijojnë shoqatën e parë. Rexhep Hida: Qëllim, rritja e cilësisë

20 Prill 2021, 20:57

Ndonëse tërë jetën i gjendur mes librave, si botues edhe përkthyes, vetëm pas 30 vitesh demokraci Rexhep Hida rrëfen themelimin e Shoqatës së parë të Përkthyesve Shqiptarë. “Unë vij nga bota e librit. Para së të hapja shtëpinë botuese në maj të 1991 kam punuar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, fillimisht përkthyes, pastaj shef redaksie. Kam qenë edhe pedagog në universitet për disa vite, për letërsi edhe teori të përkthimit. Kam pas kolegë Jusuf Vrionin, Ali Cingun, Bujar Dokon etj. Personalitete që na mësuan jo vetëm të punonim me përkthimin, por edhe ta thellonim vet këtë punë. Pas hapjes së shtëpisë sime botuese “Fan Noli”, kisha në mend që të hapja dhe Shoqatën e Botuesve, edhe të përkthyesve. Me Shoqatën e Botuesve u mora për disa vite. Por krahas kësaj duhej edhe një organizëm për përkthyesin, siç është Shoqata e Botuesve Shqiptarë, që së bashku me disa përkthyes. si Ilia Lëngu, Krenar Hajdëri, Valbona Nathanaili etj., e regjistruam në shoqatë dhe sot ftojmë të gjithë përkthyesit që të anëtarësohen”, shpjegon përkthyesi Rexhep Hida.