4 makina përplasen tek ‘Ura e Tapizës’, bllokohet aksi rrugor Tiranë-Fushë Krujë

18 Shkurt 2019, 22:21

Një aksident  i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” në Krujë, pasi 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime për Shqiptarja.com mësojnë se  fatmirësisht pasagjerët që udhëtonin me mjetet kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Ndërkohë, mësohet se është bllokuar qarkullimi nga Tirana në drejtim të Fushë Krujës dhe anasjelltas, ndërsa rradha e mjeteve është rreth 5 km. Nuk dihet ende po policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.