41 goditje me top në nderim të princit të ndjerë

10 Prill 2021, 13:24

Goditjet me top, në nderim të Princit Philip kanë filluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det.

Ata janë qëlluar nga kazermat në Woolwich, baza e trupës mbretërore dhe artileria Royal Horse.

Ushtria Britanike po përdor topat e luftës së Dytë Botërore dhe topa të cilët janë përdorur edhe gjatë ceremonisë martesore të Mbretëreshës dhe Princit Philip.