Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur banesat, rrugët dhe tokat në Kurbin

11 Tetor 2019, 08:40 | Përditesimi i fundit: 2019-10-11 08:49:46

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje të furishme shiu për të sjellë probleme në disa zona të Kurbinit, ku me dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji.

Mëngjesin e sotëm nga shiu është bllokuar edhe nënkalimi i superstradës në Fushë Mamurras. Mjetet kanë devijuar rrugën, ndërsa vështirësi dhe bllokim për disa minuta ka pasur edhe superstrada deri në qytetin e Laçit, pasi uji ka dalë nga kanali duke u shpërndarë në rrugë. Në aksin e rrugës Mamurras - Laç kalohet me vështirësi pranë fshatit Gjorem, nga dalja e ujërave nga kanalet duke vërshuar në rrugë. Në Gjorëm disa hektarë tokë është përmbytur dhe banesa janë të rrethuara nga uji. Edhe pak ditë më parë si pasojë e reshjeve pati përmbytje në këtë zonë.

    No videos found.