50 qytetarë në urgjencën e Kukësit me simptoma helmimi, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes

27 Qershor 2022, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2022-06-27 15:16:23

Qytetarët në Kukës nuk duhet të panikosen, pasi uji nuk ka përbërje bakteriologjike, por është përzier me ujin vaditës. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës, Hasan Halilaj është përgjigjur në lidhje me shqetësimin që kanë patur banorët e Kukësit. Ai thotë se rezultatet e analizave kanë treguar uji është i pastër bakterioligjikisht në kushtet dhe parametrat fiziko-kimike dhe te klorit brenda normave te përcaktuar në ligj.