61 nxënës të helmuar në Postribë, pronari i kioskës: Unë shes vetëm kroasant

10 Tetor 2019, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2019-10-10 16:00:21

Për helmimin e 61 nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodër, pronari i dyqanit, që ndodhet afër shkollës thotë se biznesi i tij nuk shet sanduica dhe për këtë fëmijët nuk janë helmuar nga dyqani i tij.

Pronari i dyqanit thotë se në biznesin e tij, nuk ka shituar asnjëherë Fast-Food, por ka tregtuar vetëm krioasant dhe çokollatë.

"Në këtë kioskë më kanë akuzar se tragoj sanduica, por nuk tregtoj kurrë. Janë dy fast-foode të ura. Pyesin edhe fëmijët, nëse thonë se kamë shitur këtu sanduica, unë e pranoj. Unë nuk kam shitur kurrë sanduica.", -tha tregatari në prononcim për mediat. 

Është vërtetuar përmes analizave, se shkak është bërë prezenca e lartë e salmonelës në ushqimin që kishin konsumuar nxënësit, por sipas pronarit të dyqanit, sanduiçët që janë shituar afër shkollës janë sjellë aty me biçikletë nga një person tjetër.

Në foton e mëposhtme, duket një person me biçikletë, për të cilin pronari thotë se shet sanduiç.