65 orë nën rrënoja shpëton mrekullisht 3 vjeçarja Elif Perincek

2 Nëntor 2020, 09:19

Teksa numri i viktimave në qytetin e Izmirit ka arritur në 83 dhe vijon të rritet orë pas ore, një vogëlushe trevjeçare arrin të shpëtojë mrekullisht.

Elif Perincek, pas 65 orësh në luftë për të mbijetuar u nxor nga trupat e kërkim shpëtimit mëngjesin e sotëm, duke iu dhënë shpresë të gjithë atyre që ende presin që të gjenden të dashurit e tyre nën rrënoja.  Imazhi i dorës së saj tek shtrëngon duart e forcave të kërkim shpëtimit u bënë imazh i luftës për mbijetesë dhe besimit tek personat të cilët prej orësh të tëra po luftojnë për të shpëtuar personat nën rrënoja. E gjithë familja e vogëlushes mbeti nën rrënoja pas shembjes së ndërtesës, por nëna e saj me 3 vëllezërit dhe motrat dolën pas 23 orësh teksa vajza mbeti.