7 ditë para zgjedhjeve, Meta: Kjo javë e fundit të jetë e qetë, mos shisni votën! Do sjell prova dhe dëshmitar se si ‘patronazhistët’ po u bëjnë presion qytetarëve

17 Prill 2021, 22:18

Konferencën e papritur këtë të shtunë, Ilir Meta e nisi me një mesazh si president i vendit, ku iu drejtuar qytetarëve, por edhe partive politike që kjo javë e fundit para 25 prillit të jetë e qetë dhe që askush të mos shesë votën. Më pas, në pjesën e mbetur të konferencës, Meta “u zhvesh” nga roli i kreut të shtetit, për të veshur kostumin e një opozitari e hedhur sulme të forta në drejtim të qeverisë së Edi Ramës. Fokusin e vuri te “patronazhistët”, të cilët kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit.