8 mijë euro qira në 'Air Albania' për 11 dhjetorit, Shehu në Report Tv: E paguajnë vullnetarët! Basha humbi shansin për të thirrur Kuvendin dhe një përgjigje për Gazment Bardhin

8 Dhjetor 2021, 19:15

8 mijë euro qira në 'Air Albania' ditën e shtunë për Kuvendin e 11 dhjetorit, do e paguajnë vullnetarët. Se cilët janë këta "zemërbardhë", nuk dihet, e megjithatë deputeti demokrat Tritan Shehu, edhe pse s'merret drejtpërdrejtë me anën administrative,  theksoi se 'Foltorja' e Sali Berishës financohet "nga dëshira e njerëzve për ndryshim".