86 pika kontrolli nga Policia/ 22 të arrestuar, pranga babai dhe 2 djemve, iu gjetën 203 kg kanabis

21 Shtator 2020, 11:34

22 të arrestuar, të persona që ishin në kërkim janë ndalur, 7 janë vënë në hetim si dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim! Është ky bilanci i Policisë së Shtetit si rezultat i aksioneve të kryera nga 86 pika kontrolli të pozicionuara në të gjithë vendin.

Ndërkohë në këtë operacion mes të arrestuar është edhe 59-vjeçari F.Z. dhe dy djemtë e tij, E.Z. dhe F.Z.  pasi iu gjetën 203 kg kanabis.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.