8-vjeçarja dhuron flokët për fëmijët e sëmurë

19 Nëntor 2020, 11:30

Florida Hida është vetëm 8- vjeç por ka marrë një nismë të veçantë. Ajo ka dhuruar flokët e saj në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer. Florida edhe pse e vogël, ka dëshirë që të kontribuojë në shoqëri, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, dhe ndjehet shumë e lumtur që ka arritur të ndihmojë fëmijët e tjerë.