9 muaj hetime nga SPAK/ Arrestohet kreu i Kadastrës së Beratit, merrte rryshfet kundrejt dhënies së lejeve të legalizimit

26 Janar 2021, 21:50

BERAT- Pas 9 muajve hetimeve nga SPAK, është vënë në pranga kreu i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj me akuzën e korrupsionit.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com bën me dije se Nelaj, i cili kishte vetëm 7 muaj në këtë detyrë, ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.