9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha: Do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje

15 Dhjetor 2019, 14:21

TIRANE- Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar me anë të një videomesazhi hapjen e vizave të shqiptarëve në drejtim të Bashkimit Europian.

Basha kujton se 9 vite më parë shoqëroi si ministër i Brendshëm grupin e parë të studentëve dhe të rinjve shqiptarë që uhdhëtuan pa viza në BE. Kreu i PD thotë se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të qytetarëve shqiptarë dhe për të plotësuar shpresat e gjithsecilit prej tyre duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së.“Të dashur bashkëqytetarë! Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian. Ju uroj një të diel të mbarë!”, thotë Basha.