A do e pranonin vendimin e gjykatës nëse ju dënon me burg? Salianji: Ça të bëj, të hidhem përpjetë! Besoj se do shpallem i pafajshëm

4 Korrik 2022, 14:55

Është shtyrë seanca në gjykatën e Apelit ndaj deputetit Ervin Salianji për çështjen 'Babale'. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se është manipuluar procesi me një dëshmitar të rremë. I pyetur nëse do të pranojë vendimin e gjykatës nëse dënohet me burg, Salianji tha se nuk ka rrugë tjetë, por megjithatë ai  është i sigurt që do të ketë një vendimmarrje për pafajësi.

A do e pranoni vendimin e  gjykatës nëse ju dënon me burg?

Salianji: Po ça do bëj do hidhem përpjetë? Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh. Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar. Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore.Jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik. Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin