A ekziston vërtetë syri i keq? I ftuar eksperti i okultit Altin Bogdani

19 Dhjetor 2019, 14:23

Për shekuj me radhë është besuar në një forcë të mbinjerëzores që mund të ndikojë negativisht te njeriu: Pikërisht syri i keq. Besimet në këtë forcë, datojnë që me lindjen e njerëzimit dhe ka të bëjë me lakminë ndaj një vlere të dikujt tjetër, që një individ i caktuar nuk e posedon. Duke e besuar, njerëzit kanë krijuar edhe forma të mbrojtjes nga syri i keq. I ftuar në “Rreze Dielli”, eksperti i okultit Altin Bogdani thotë se ‘syri i keq’ ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë e njeriut, që ka fuqinë të ndikojë tek një njeri tjetër. Altin Bogdani thotë me siguri se miti se personat që kanë sy në ngjyrë të hirtë ose jeshile ‘marrin më shumë në sysh’, nuk është i vërtetë, ndërkohë që sipas tij ajo që përdoret gjerësisht nga njerëzit, hudhra, është elementi kryesor që mban larg syrin e keq.