A është ky momenti kur Sali Berisha urdhëroi sulmin në PD?! Do të thirret në Prokurori?

9 Janar 2022, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2022-01-09 14:10:16

Ishte rreth orës 11:45, kur Sali Berisha shkon në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dje. Situata ishte e tensionuar, pas përplasjes me anëtarin e Kryesisë së PD Roland Bejko, por ende nuk kishte asnjë sulm nga të gjitha drejtimet në godinë. Me të mbërritur në oborr, në këtë moment Sali Berisha shfaqet duke udhëzuar turmën. Ky gjest përsëritet disa herë.