A është ky tërmeti apokaliptik që parashikuat? Ja si përgjigjet Ilir Meta

21 Shtator 2019, 20:24

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin. I pyetur nëse ky ishte tërmeti apokaliptik që parashikoi pak kohë më parë, Meta ka zgjedhur të mos përgjigjet, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe vëmendje.

"Të merren masa për të verifikuar pasojat në drejtim ytë banesave. Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të përhershme sepse jetojmë në një rajon problematik. Duhet të jemi në bashkëpunim me vendet fqinje. Unë besoj se tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm dhe të punohet me një koordinim efikas", tha Meta.