'A jeni njerëz...a keni zot ju?', Dy grave u bie të fikët në protestën e banorëve në Laknas

5 Tetor 2019, 13:56

Dy persona kanë humbur ndjenjat në protestën që banorët e Lakansit po bëjnë kundër një firme private që ka marrë lejen që të ndërtojë një subjekt në tokën pranë banesave të kësaj zone. Kanë qenë një grua e moshuar dhe një vajzë që kanë humbur ndjenjat në përplasjen e tyre me policinë. Banorët e tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë personave në fjalë ndërsa në vendin e ngjarjes nuk ka ambulancë. 

Banorët shprehen se tokënaty e kanë mbjellur vetë me pemë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohet stallë derrash. 

  •  

    No videos found.