A ju kujtohen arredimet para viteve '90? Ja si dukeshin shtëpitë e shqiptarëve

11 Dhjetor 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-12-11 11:41:08

Arreduesja Anila Hetoja në këtë intervistë që lidh të shkuarën me të tashmen, për të gjithë ata që i kanë jetuar të dyja kohët sjell një panoramë të arredimit të shtëpive dikur, të cilat siç shprehet edhe ajo ishin të gjithë njësoj, duke përjashtur një pjesë të vogël të shoqërisë:

‘’ Të gjitha shtëpitë ishin pothuajse njësoj, vetëm ishte një shtresë që ishte më e lartë që dallonte nga të tjerët pavarësisht kësaj,  siç jemi sot këtu, damaskët ishin të njëjta , kjo e materialit që jemi ulur ne sot këtu ka qenë edhe tek ne njerezit që ishim të shtresës mesatare, por dizanje të ndryshme. Ndërsa ne njerëzit e thjeshtë ishim të gjithë njësoj, çdo gjë ishte e njëjtë. Nuk kishte as mundësi zgjedhje, në treg dilte vetëm një produkt, ky produkti që do blihej nga të gjithë qytetarët’’ u shpreh ajo.

Edhe arreduesja Anila Hetoja, përpos syrit të profesionstes , nëpërmjet këtyre orendive rikthen në kujtesë fëmijërinë e saj, ashtu si ajoe  shumë fëmijëve të tjerë të asaj kohe:

‘’ Cdo gjë është një kujtim i bukur për mua, që kur jemi këtu tek tavolina, këto mbulesat këtu që të gjitha vajzat duhet të mësonin që të punonin me grep. Nuk ka patur elementë xhami, të kristalit pra apo të hekurit. Ka qenë elementi drurit, siç thamë basëm, sic kemi tani tekstile, tapet nuk ka patur, thjesht qilim që e kemi dhe tani dhe që është shumë i bukur për kohën. Këto ishin,  çdo gjë ishte drru si tek dhoma gjumit, kuzhina edhe aksesorët kanë qenë drru, mbaj mend që edhe peshq dekorativ kemi pasur dhe kristal, por edhe drru’’ tha ajo.