A ka filluar hakmarrja e Putin? Raketat bien mbi Ukrainë, goditet qendra e Kievit! 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

6 Qershor, 11:19 | Përditesimi: 6 Qershor, 11:19

A ka filluar hakmarrja e Putin? Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, filloi një sulm i rëndë rus në të gjitha qytetet ukrainase. Në fillim u lëshuan dronë të shumtë, pastaj raketa balistike, raporton La Repubblica.

Bombarduesit Tu160 u raportuan duke fluturuar mbi Detin Kaspik, nga i cili zakonisht lëshojnë raketa kruiz. Dy zjarre u shkaktuan në dy ndërtesa banimi të shkaktuara nga dronët, ndërsa një raketë goditi një ndërtesë publike në qendër, sipas disa burimeve është një shkollë.

Një termocentral u përfshi nga flakët dhe shumica e lagjeve mbetën pa energji elektrike.

E.H/Shqiptarja.com