A ka grupe mafioze në Shqipëri?! Çfarë thotë ministri Lleshaj

19 Prill 2019, 22:09 | Përditesimi i fundit: 2019-04-19 22:10:22

A ka grupe mafioze në Shqipëri? Ministri i Punëve të Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se jo. Vendi ynë sipas tij, ka grupe dhe organizata kriminale, por jo grupe mafioze.

Paraardhësi i tij Fatmir Xhafaj thoshte se në Shqipëri ka 40 grupe kriminale të paprëkshëm, ndërkohë që edhe ish-ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu shprehej se janë 4 familje mafioze dhe 20 organizata kriminale.

"Numrat gabojnë, mund të thuash një numër dhe përgënjeshtrohet, mënyra më e mirë të biesh në përgënjeshtrim është të thuash një numër. Ka nivel të krimit të organizuar, por niveli në Shqipëri është i moderuar krahasuar me sofistikimin e krimit që njihet në nivel botëror. Kriminaliteti në Shqipëri ka filluar të zhvillohet në dekadat e fundit. Këtu bëhet fjalë për një krim që është në faza të moderuara të sofistikimit, sigurisht mjaft i rrezikshëm edhe në këtë nivel, mjaft. Por nuk ka arritur në atë nivel sa të shndërrohet në një nivel të madh drame saqë të mos mund t'i afrohet dikush. Nuk mund të them që Shqipëria ka mafie, ka grupe dhe organizata kriminale, por jo që ka mafie", tha Lleshaj.