A krijohet rrezik nga ekspozimi i fotove/video-ve të fëmijëve në rrjetet sociale?

26 Tetor 2020, 12:11

Rrejetet sociale janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës së gjithsecilit, por vitet e fundit prindërit po ekspozojnë gjithmonë e më shumë edhe fëmijët e tyre drejt rrjeteve sociale. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ diskutuam mbi rrezikun që mund të kenë mediat sociale, hapja e një profili për fëmijët minorenë nga prindërit, duke e ekspozuar fëmijën drejt komenteve negative, personave të padëshiruar ejt. Psikologia Marvina Troka, e pyetur për rreziqet që mund te sjell kjo mënyrë që kanë zgjedhur shumë prindër sot, tha se rrjetet sociale në fakt ndikojnë shumë në psikologjinë e fëmijës:

‘’ Fëmija stopohet tek imazhi fizik fiks, që do të thotë se nëse një fëmijë merr një foto dhe e shikon mundohet të imitojë atë kornizën brenda fotos, kur them kornizën brenda fotos, është sepse vet korniza është foto dhe detyrimisht kthehet në një kornizë brenda fotos së vet pasi ka një tipar fiks. Ky lloj tipari detyrimisht ndikon në atë që fëmija percepton në imazh, nuk e intepretojnë një foto që vendoset në kornizë por një kornizë që vendoset në foto. Dhe detyrimisht fëmija imition një personazh pa e ditur se kush është, kush është personaliteti I këtij lloj personi, dhe futet në një botë që nuk e njeh dhe perceptimi fëmijës është fiks, shumë sipërfaqsor, në atë që duket’’ u shpreh ajo.