A mund të agravojë në patologji lëkure mbajtja e maskës?

16 Tetor 2020, 12:14

Sipas vendimit të fundit të qeverisë maska duhet mbajtur edhe në ambiente të hapura, duke bërë që kohëzgjatja e mbajtjes së maskës në fytyrë të sjellë edhe disa probleme për lëkurën, irritime të ndryshme të cilat mund të çojnë në patologji të ndryshme në lëkurë. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar dermatologia Eva Jorgaqi, e cila foli për këto probleme në lëkurë:

‘’ Maska mund të sjelli një dermatit kontakti, dhe në këtë rast ne i japim kortizonik por ama mund të ketë tendenca për t’u infektuar, mund të ketë infeksione që pomade me kortizonik i bën shumë keq, kwshtu që futen në një rreth vicioz me një pomadë dhe shpesh herë harxhojnë më shumë sesa çduhet për të shmangur konsultën me dermatologun.Stacioni i parë duhet të jetë dermatologu’’ u shpreh ajo.

Ajo tha se kohëzgjatja ndikon në irritim të lëkurës sepse një person që ka ndjeshmëri të shtuar nga produktet sintetike ose maskës dhe ndaj vet maskës ose përbërësve të saj atëherë duke qëndruar në kontakt për një kohë të gjatë, me maskën përkeqësimi do të jetë më i shpejtë.

E pyetur nëse është mos ajrosja e fytyrës apo frymëmarrja jonë që irriton lëkurën, dermatologia tha se janë të dyja së bashku.

‘’ Lëkura duhet të marri atë ajrosjen, duhet të ajroset lëkura patjetër se është si puna e frymëmarrjes, njeriu nuk mund të jetojë pa ajër ashtu dhe lëkura ka kriteret e veta që kanë nevojë për ajrosje që të jetë e shëndetshme.’’

A përbën lloji i maskës ndonjë diferencë në irritmin e lëkurës?

‘’ Duhet të gjejmë maska hipoalergjike, pa materiale sintetike, maska pambuku, që nuk krijonë probleme me lëkurën kështu që zgjedhja e maskës dhe larja e tyre duhet të jetë sterilizmi duhet të bëhet me produktet që janë hipoalergjike’’ tha ajo.

Ndërsa ndau edhe disa këshilla që mund të na ndihmojnë në këtë periudhë për të ulur irririmin e lëkurës nga maska:

’ Gjatë kësaj periudhe duhet të gjejmë momentë për ajrosjen e lëkurës gjatë mbajtjes së maskës dhe nëse ka probleme për shfaqjen e alergjive ose shfaqen probleme të lëkurës duhet kontakt me dermatologun për të marrë mjekimin që duhet’’ tha ajo.