Adriatik Doçi: Gati të dëshmoj në SPAK për skandalin e Ilir Metës për nënshtetësinë, kërcënimi ndaj meje mesazh për gazetarët

20 Tetor 2020, 13:36

Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, u shpreh se është gati të bashkëpunojë dhe të dëshmojë në SPAK për skandali i Presidentit Ilir Meta, me dhënien e nënshtetësive. “Shkelja është flagrante. Është dhunuar Kushtetuta, ligji për shtetësinë dhe është injoruar siguria kombëtare. Nuk e kuptoj se çfarë provash te tjera prek SPAK për ta nisur hetimet. Jam gati te dëshmoj për SPAK për skandalin e Ilir Metës për shtetësinë. Nuk mund të kalojmë më skandale të tilla si më parë. Ka arsye të forta pse ka shkelur ligjin: E ka bërë për qoka, ndere klienteliste, pazare financiare, e ka bërë për vota apo për t’u dukur hero, kjo mbetet për t’u parë”, tha gazetari.